“Kishin thënë se prita të shkoja në Beograd të takoja djalin e Trump”, Rama: Detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA të mohojnë këtë çmenduri

28 Prill 2025, 16:55Politika TEMA
“Kishin thënë se prita të shkoja në Beograd të

Kryesocialisti Edi Rama zhviloi këtë të hënë një takim me qytetarë të Petrelës në Tiranë, ku foli edhe për përgënjeshtrimin e Partisë Demokratike nga ana e djalit të presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr.. 

Sipas mediave pranë PD, Donald Trump Jr. ka anuluar një drekë në Tiranë me Ramën, të lobuar nga Richard Grenell. 

Rama e  quan këtë një çmenduri, që detyron familjen e presidentit amerikan të dalë dhe ta mohojë.

“Mu në prag të një kolapsi total financiar. Jam vetëm kaq, por para se të vij këtu pashë kjo është për të qeshur dhe për të qarë, nuk e di çfarë do të bëjë njeriu në këto kushte ku sheh dikë që ka qenë presidenti, kryeministri i këtij vendi, sot është në atë procesin biologjik të rrëshqitjes së ledhit, edhe nga ana tjetër përpiqet t’u tregojë njerëzve: që ka një forcë magjike, magjistarë nga Amerika, do fitojë, etj. etj., dhe sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që mban afër edhe familjen e presidentit Trump.

Sipas tij, kisha bërë një përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova te Papa, po përpiqesha të shkoja në Borgard sepse aty Trump kishte djalin, por kjo nuk qe e mundur sepse kjo dështoi…

Ne e dimë këtë, por kur sheh që detyrojnë njerëzit e presidentit Trump të mohojnë këtë çmenduri të vjen turp, se atje nuk e njeh njeri përveç atyre që marrin ato 6 milionë dollarë, po të jetë dhe Limi i Tylit i të paguajnë 6 milionë dollarë, vjen Latifi na e prezanton të gjithëve.

Problemi është se pa ato 6 milionë dollarë nuk e di njeri kush është Limi. Është e njëjta gjë ekzaktësisht.

Më e bukura kishin shpërndarë edhe një trakt që të gjithë kandidatët e kënetës nuk duan të shkojnë nëpër media, se unë jam i tmerruar se po më afrohet dita e fundit, paskam imponuar në të gjitha mediat që të flitet vetëm për këtë kontratën, që të shpërqendrohet vëmendja e popullit nga programi, se ku i gjetën këta 6 milionë dollar”,- tha Rama.

4 Komente

  1. P
    Patronazhisteve cekic ballit

    Si i thone nje llafi, me mire syri se sa nami.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zyko

      Je servil i tmerrshem more Ramush. Edhe kur te thone rri larg ti ngjitesh si.... Eshte goxha turp. Popull votoni partite e reja!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Sali kerma dhe kermat e tij nuk duhet dhene asnje vote.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Jam rrote kari mos ma vini re. Me tradheton gruaja me grupin e PDse. Prandaj si duroj dot. Pse vetem gruan dhe nuk me shkerdhejne edhe mua ??

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje