I dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell i është përgjigjur drejtorit të zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim të publikuar në portalin e tij, ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Edi Rama.
Sipas lajmit të publikuar te 'Politiko' Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë ku të takonte kryeministrin Rama.
Grenell teksa ka publikuar shkrimin, i ka kërkuar Lelës që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë.
“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.
Reagimi i Grenell është ripostuar dhe nga djali i presidentit Trump.
"Në mbrëmjen e së shtunës, më 26 prill 2025, Donald Trump Jr. po darkonte me Aleksandar Vuçiçin në Beograd, si pjesë e vizitës së tij në Evropën Juglindore. Disa javë më parë, ndërsa po planifikonte këtë vizitë, Donald Trump Jr. kishte planifikuar gjithashtu të vizitonte Tiranën, ku do të darkonte me Kryeministrin Edi Rama. Kjo organizim u kërkua me ngulm nga Richard Grenell, një lobist i pashpallur për Ramën dhe pothuajse i shpallur për Vuçiçin. Planet e udhëtimit të Trump Jr. u ndryshuan kur persona të afërt me stafin e Presidentit Trump mësuan se Edi Rama ishte përfshirë në axhendë. Sot, Donald Trump Jr. vazhdoi takimet në Budapest, në një konferencë biznesi, duke e hequr Tiranën nga lista e prioriteteve", shkruhej në lajmin e publikuar nga portalet pranë PD.
Dear @AlfredLela,
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025
I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj
Doni më për Belulin?!
Pederast që i pëlqen kari. Rroftë Sali Berisha
Haaaaa Lela . E gjete bicikleten haaaa Ky eshte budalla fare
Po shpifjet qe ben mjekercjapicimpordhaqenefinazitv do ti kishte zili dhe dr. Gebelsi.i Rajhut te Trete po te ishte gjalle dhe do ta merrte ne kabinet kete monster per ti sherbyer Rajhut.
Grenell kemi menduar se Trampidhisi mori votat e Amerikaneve duke u zotuar se do ta zhuke rrcen e bythe qireve te llojit Grenell............!!@@ Apo ky bytheqiri Grenell eshte i vecante.
Grenell kemi menduar se Trampidhisi mori votat e Amerikaneve duke u zotuar se do ta zhuke rrcen e bythe qireve te llojit Grenell............!!@@ Apo ky bytheqiri Grenell eshte i vecante.