Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e disa prej të pandehurve të dosjes së aferës Partizani, për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa ishte paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, Andia Pustina, të cilët në seancën e 24 prillit vijuan me taktikat e zvarritjes, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares për njëanshmëri.
Por, sot gjyqtarja Etleva Deda vendosi rrëzimin e kërkesave, pasi nuk gjeti shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokateve.
Seanca paraprake e rradhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet më 5 maj ku pritet të vendoset kalimi ose jo për gjykim.
Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie , i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Filluan lojrat me gjygjetare gjoja
Per derisa kemi keta zagare prokuror e gjytare komunisti Non Grata tall bythen , do vij e 5Maji e prap shtyhet , kjo eshte drejtesia e Rames qe e mbur ,
O te dhnefsha mu ne drejtesi te re , akoma nuk e kuptojne qe terroristi Sali qeni nuk do te gjukohet dhe nyk pranon as prokuror e as gjyqtar . Po hidhini more hekurat e mbajeni ne arrest e vazhdoni pynen o drejtesi e RE po c'a dreq drejtesie jeni kur ju sjell verdalle nje plak i marre , breket plot me mut . Per nje hajdur pulash ngrihet ne tere shteti ndersa per kete terrorist vrases qe nuk nga ta kapesh i zhytur ne mut e i lyer me gjak shqiptaresh kane 4 - 5 vite e nuk e gjukojne dot per gjera fare minore kur ai duhet te varet se ka pire gjak njerzish te pa fajshem