VIDEO/ PS i dyfishoi pensionet, Balla: Pensionin mesatar do ta çojmë në 400 euro brenda mandatit të ri

28 Prill 2025, 09:54Politika TEMA
VIDEO/ PS i dyfishoi pensionet, Balla: Pensionin mesatar do ta çojmë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë deklaroi se Partia Socialiste gjatë mandatit të ardhshëm do ta bëjë pensionin mesatar 400 euro.

Garanci për mbajtjen e këtij premtimi, sipas Ballës, është puna që ka bërë Partia Socialiste deri më sot në këtë drejtim, duke e dyfishuar pensionin mesatar që gjeti më 2013-n. 

"Po, është e vërtetë që ne duhet të bëjmë më shumë dhe ne do ta bëjmë pensionin mesatar. E gjetëm 86 euro kur ia morëm pushtetin Saliut dhe do ta bëjmë 400 euro brenda mandatit tonë të ri." 

Në fjalën e tij, Balla solli edhe një përvojë personale duke përmendur nënën e tij, një ish-infermiere me 45 vite punë, e cila, si shumë të tjerë, humbi vlerën e kontributeve të paguara gjatë komunizmit pas vitit 1992. 

"Ne kemi bërë 170 euro, e kemi dyfishuar. Po prapë është i vogël apo s’është kështu? Po kur e bëj këtë debat me mamin tim-mami im ka punuar 45 vjet infermiere, edhe i ra mamit të shkretë që 23 vjet të punonte në komunizëm, 22 vjet në demokraci- tani ato kontributet shoqërore që dha në komunizëm në '92-in, i shpëlau Saliu. Zero!" 

Sipas Ballës, përgjegjës për këtë ishte qeverisja e Partisë Demokratike, sepse privatizimet nuk u orientuan në funksion të sigurimeve shoqërore. 

"Ç’kishe dhënë kontribut gjithë jetën tënde- në vend që ato fabrikat, ato uzinat, ato pronat, t’i jepeshin sigurimeve shoqërore si kapital, se kishin punuar prindërit tanë, ato mbani mend-u dhanë ca letra me vlerë, ca pa vlerë. Dhe kur erdhi Edi Rama në 2013 çfarë gjeti? Gjeti një skemë pensionesh e cila kishte falimentuar. Largqoftë sikur të vazhdonte edhe një vit Saliu, ne s’do kishim mundësi të jepnim pensionet." 

Balla shtoi se, ndonëse ka një perceptim të përhapur për largimin e shqiptarëve nga vendi, numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore është rritur ndjeshëm nga viti 2013, nga 1 milion e 23 mijë në mbi 1 milion e 327 mijë persona. 

"Tani që paskan ikur shqiptarët, ke të punësuar që paguajnë sigurime 1 milion e 327 mijë, pra ke 300 mijë veta më shumë që kontribuojnë për këto të shkreta pensione. Por që ta dini edhe që është dhe angazhimi ynë," deklaroi Balla. 

Kjo rritje tregon një bazë më të fortë për mbështetjen e skemës së pensioneve, duke fuqizuar përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sistemin e pensioneve, në atë që kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një "plagë" që po mbyllet.

9 Komente

  1. F
    FireResist

    FireResist.co.uk specializes in fireproof doors and fire-rated doors designed to prevent the spread of fire and smoke within buildings. Their products comply with UK fire safety standards, ensuring both safety and regulatory adherence. Explore their selection to enhance your building's fire protection. fireproof doors

    Përgjigjjuni
    1. t
      tao lali pederasta

      hodhi robqiri balla tritol do ta qi spaku shume shpejt taulant ballen

      Përgjigjjuni
    2. M
      Maro

      Po cmimet nga 2013 sa jane rritur...sa ben nje buke, mish, djath....nese nuk jane rritur 3 here me thoni genjeshtar.

      Përgjigjjuni
      1. q
        q.va gruan e tao balles a mazniku

        po do ta cosh te pidhi i sateme ne librazhd rrote kari te qifsha irisin gruan

        Përgjigjjuni
        1. e
          edmond( koder rreshen)

          Bravo Balla...per Shqiperin qe duam ! Hajdut dhe bujar ...jo si k´ta te PD kurrnac !

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oni

            Sa ka kthyer PS parate e firmave piramidale qe i ka premtuar nga 30 vite. Aq do te ngreje dhe pensionet.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Burim Mesi

              Po e patet me te vertete thuajeni sa do jete pensioni minimal dhe mos permendni ate mesatar sepse nuk tregon gjendjen reale.Eshte njelloj si te thuash 1 10:2=5.5(mesatari)Pra ata qe kane pensione te stermedha rrisin artificialisht pensionin mesatar.Nese doni pension real mesatar merreni ate ne shifren qe i takon 60 % e popullsise pensioniste.Ky eshte pensioni real.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulanti kërkon një motër!

                Po pse merr bathqym. Çfarë do ndryshoj kaq shumë mandatin e 4-të që ti rrisësh me dyfish?? Automatikisht lind pyetja: "Po nuk të dolën 12 zotrote!?, çfarë bëre këto 3 mandate (për pensionet)". PS gërryhet nga këta morra si puna e këtij buzështremtit që ka studiu për shkenca mashtruese premtuese politike aRumëne... Përfshirë dhe ca të tjerë dhe të tjera...

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Ramo Mezini

                  TE GHITH ATA QE I KANE SHERBYER PARTIS PUNES EDHE NJE COP NEN-OFICER USHTRIE APO POLICIE E KA PENSIONIN MBI 400 EURO EDHE TANI. KURSE ATA QE NDERTONIN E PRODHONIN TE GJITHA TE MIRAT MTERIALE E KANE PENSIONIN MAKSIMUMI 200 EURO. NE RAST SE DO ISHTE PERMBYSUR VERTET REGJIMI KOMUNIST NE SHQIPERI TE GJITH ATA QE KANE SHERBYER NE ARME TE DIKTATURES DUHEJ TE MERRNIN PENSION MINIMAL DHE JO SIPAS RROGAVE QE KANE MARRE NGA ENVERI E PARTIA E PUNES.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje