VIDEO: Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian, Rama publikon krijimet e fëmijëve për 'Shtëpinë e Evropës'

28 Prill 2025, 09:46Politika TEMA
VIDEO: Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian, Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video përmbledhëse nga takimi me fëmijët në Vlorë.

Rama tregoi ilustrimet dhe pikturat e bëra nga fëmijët për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian

Tirana mikpret më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku liderët e kontinentit evropian do të mbërrijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë samit, një ngjarje e rëndësishme veçanërisht për vendin tonë.

“Mirëmëngjesi dhe me kontributet e fëmijëve në Vlorë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje