MAGA po i kthehet në MAGMË, si Berisha përdori 'dy shkopinj' për aferën 6 milionë euro me formulën e kontributit patriotik të dhëndrit

27 Prill 2025, 21:41Politika TEMA

MAGA po i kthehet në MAGMË, si Berisha përdori 'dy

Nga Adriatik Doçi 

E ka ditur se MAGA mund t'i kthehet në MAGMË, e cila në vend të heqjes, të përvëlon bashkë me damkën e korrupsionit. Ndaj, në përpjekjen për të blerë nderin e humbur, taktikisht ka operuar si madhështor.
Për të futur në veprim cash-in Zenit, ka gjetur 'dy shkopinj sushi', duke mos prekur asgjë me duart e Familjes.
I pari, Nuredin Seci, një elektriçist me pasion shkëmbinjtë nga Tropoja, garant i 6 milionë eurove, është sot 72 vjeç. Çfarëdolloji rrjedhe të marrë hetimi, Seci nuk bën burg për shkak të moshës. Dëmi më i madh që mund t'i vijë është heqja e titullit Qytetar Nderi nga Bashkia e Tropojës. Po këtu nuk është vendi për të shpëtuar nderin, por për t'i shpëtuar burgut. Seci mjafton që të mos thotë të vërtetën dhe është në rregull.
I dyti, Flamur Noka, firmëtari i kontratës, duke mos ditur asnjë fjalë anglisht, ka një alibi të fortë, pasi mund të thotë në SPAK se nuk e di asgjë çfarë ka firmosur dhe se po merren kot me të. Një personazh i tillë, që flet, ecën, mendon dhe bën gjeste sikur është Doktori, është ideal për një proçkë të tillë.
Së dyti, është aplikuar një formulë, e cila është provuar më parë dhe ka rezultuar efikase në rastin e aferës me ish Klubin Partizani; Kontributi patriotik. Përmes kontributit patriotik dhëndri Malltezi fitoi 5.4 milionë euro si trashëgimtar i pretenduar i 114 m2. Megjithsese ligji është shkelur në mënyrë të shumfishtë, kjo aferë korruptive do t'i hapë punë SPAK-ut. Zbërthimi i saj nuk është kaq e lehtë sa duket.

4 Komente

  1. A
    Aron

    Tani po mundohen te perhapin prape lajme te rreme ai debili bicim gazetari Saraci, se gjoja Rama eshte tani non-grata. Keta duan te heqin vemendjen nga keto korrupsione qe po iu dalin. Shpresoj ate Saracin ta hedh ne gjyq Rama.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jimi

      Po te jete per SPAK-un ketyre nuk u hyne gjemb ne kembe ! SPAK si fillim u prezantua si gogol qe do bente namin, po ne te vertete doli qe nuk eshte as buburrec. Sulltan Saliu di mire se cfare bene. Nuk e keni pare se si tall bythen me SPAK-un sa here qe paraqitet atje ? Me shum frike ka SPAK-u kur e therret se sa Saliu !

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Nderhyrja e qarqeve armiqsore greke te administrata Trump kunder Shqiperise dhe qeverise shqiptare e dha rezultatin.Trumpi sapo deklaroj se ja hoqi nongraten SALIUT dhe kritijoj qeverine shqiptare. Ky eshte turpi i Amerikes!

        Përgjigjjuni
        1. N
          N

          Nderhyrja e Lobit antishqiptar grek dhe i qeverise greke kunder Shqiperise beri qe Donald Trump ti heqi nongraten Saliut. Shqiptar,vota per Edi Ramen eshte vote per pavaresin e Shqiperise nga qarqet fashiste greke,vote kunder Belerit dhe gjithe bandes kriminale te vorioepirit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje