Kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës - Shabani: Shifra sa rrogat e 12 mijë demokratëve! Qori: ‘Makiazhi’ me paratë e vjedhura

28 Prill 2025, 09:25Politika TEMA
Kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës - Shabani: Shifra sa

Partitë e reja opozitare po e ndjekin me dyshim kontratën 6 milionë dollarëshe të Sali Berishës për heqjen e non gratës në SHBA.

“Rrogën mesatare të 12 mijë demokratëve e marrin dhe e fusin në thes për një lobim që zoti e di për çfarë“, - thotë drejtuesi i Nismës “Thurja”, Endri Shabani teksa ilustron me një kavanoz me oriz.

“Nëse ti ke para sa për 120 mijë ndihma ekonomike ose 12 mijë rroga mesatare për tja dhënë një lobisti ti nuk je më në opozitë, ti je në pushtet dhe je i korruptuar”, - thotë më tej Shabani. 

Nga ana tjetër Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë shton se ky është një rast skandaloz dhe shtron pyetjen 'se ku i gjejnë paratë?' 

“Paratë sigurisht i gjejnë te burime të paligjshme te oligarkia ekonomike, te krimi i organizuar, te njerëz që investojnë sot  për të marrë përfitime nesër.”

Kontrata e Berishës në SHBA, veç përpjekjes për të hequr njollën e tij si i padëshirueshëm nga Departamenti i Shtetit, për Shabanin e Qorin, është shenjë se ai ka humbur besimin e votuesve brenda vendit.

“Nevojë për legjitimitet të jashtëm. Tregon që kanë humbur besimin e qytetarëve këtu. Ata që e kanë vjedhur dhe poshtëruar shqipërinë për 34 vjet, kanë nevojë për makiazh, kanë nevojë për lobim,  kane nevojë që një pjese të parave të vjedhura ta përdorin për retushim të imazhit", - thotë Qori. 

Ata thonë se është domosdoshmëri që ligjet e vendit të ashpërsohen për të parandaluar financimin me para të dyshimta të partive politike. 

“Ne kemi propozuar një projekt ligj që financimi të bëhej vetëm nga buxheti i shtetit”, -shprehet Shabani.

“Kuadri i sotëm ligjor ka shumë vrima  dhe të gjitha këto gjëra ndodhin jo vetëm se shkelin ligjin, por edhe se ka mangësi ligjore. Duhet një kuadër i ri shumë i rreptë”, -shprehet Qori.

Ndërkohë, nga partitë e tjera opozitare, rivale në këto zgjedhje, ende nuk ka një reagim.

4 Komente

  1. P
    Po

    Ju merret goja te rinjve kur vjen puna tek Saliu. Imagjino per nje moment sikur te ishte Rama me PS te paguanin 6 milion dollare.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Kuadri ligjor more te pa udhe , ka vrima ne koken tuaj qe I keni sherbyer saliut .Ju mungon pjekuria politike .Perse nuk e kallzoni ne spak ? Kjo eshte pyetja qe ju nxjer lakuriq .Ju mbite si kerpudhat mbas shiut ne pd , ǰeni akoma foshnjore piquni , lexoni , pastaj kerkoni privilegje.

      Përgjigjjuni
      1. j
        j

        Dolen keta matrioshkat e regjimit, qenkan shqetesuar per 6 milion dollare qe nenshtesasit amerikane me origjine shqiptare me vullnetin e tyre kane dhuruar parate e tyre te fituara me pune te ndershme per nje lobim konform ligjeve amerikane dhe shqiptare per te ndihmuar opoziten shqiptare dhe Shqiperiene, por nuk shqetesohen per miliona e miliarda euro qe regjimi i Km vjedh nga taksat e popullit shqiptar pa deshiren e tyre dhe i perdor keto para edhe per te lobuar ne menyre korruptive neper garazhet e New Yorkut per te eleminuar opoziten shqiptare. Dhe pastaj bejne te habiturin pse nuk i voton kush partite e reja. Po kush eshte ai budalla qe voton kopjen para origjinalit ?

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          A duhet ndonjë anonim kësaj radhe për të nisur kallëzimin në SPAK?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje