Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar pas publikimit të kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë prej 6 milionë dollarë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Koçi shkruan se mbi 500 milionë lekë të reja janë vënë në dispozicion vetëm për hallin personal të Berishës.
Ndër të tjera, Koçi shtron pyetjet: "Ku mund te gjenden 5 miliarde leke per te paguar lavanderine qe pastron njollat e turpit qe ka lene korrupsioni ne lekuren e fytyres politike te Sali Berishes?
Jane parate e Gerdecit, te pallateve te ish klubi Partizani, te tokave te Porto Romanos, apo te ndonje afere tjeter ku e kane ngaterruar ish kryeministrin Princi dhe Princesha e tij?"
Postimi i plotë i Petro Koçit:
Mbi 500 milione leke te reja, ose mbi 5 miliarde te vjetra ka bere gati per te paguar Sali Berisha per te hequr njollen e turpit, perndryshe damken qe SHBA ia kane ngulur atij kohe me pare.
Dollari kembehet me rreth 87 leke aktualisht.
Pastrimi i njollave te rrobave nuk eshte falas, por ky pastrimi i fytyres politike paska cmim te kripur ne cilesi madheshtore.
Pyetja qe shtrohet natyrshem eshte ku mund te gjenden 5 miliarde leke per te paguar lavanderine qe pastron njollat e turpit qe ka lene korrupsioni ne lekuren e fytyres politike te Sali Berishes?
Jane parate e Gerdecit, te pallateve te ish klubi Partizani, te tokave te Porto Romanos, apo te ndonje afere tjeter ku e kane ngaterruar ish kryeministrin Princi dhe Princesha e tij?
Ecja politike e Sali Berishes qenka shkruar te jete nje marshim nga njeri korrupsion ne tjetrin. Nuk ka rendesi ne eshte ne pushtet apo ne opozite.
Nje ujk i drobitur qe jo vetem nuk nderron zakon, po as lekure.
Ai eshte jo thjesht nje i korruptuar i zakonshem. Nuk e kam fjalen per hierarkine e dëmit apo te pozites shteterore. Jo. E kam fjalen per krenarine me te cilen ai performon korrupsionin e vet.
Ndofta ne Kodin Penal ka nje kategori korrupsioni i cili nuk mund te ndeshkohet; ky eshte korrupsioni qe kryhet me krenari madheshtore.
Kjo afere e re madhore eshte modeli sesi cdo i korruptuar ne kete vend mund te pastroje biografine e vet dhe te shpetoje nga njollat. Ky eshte modeli i blerjes se nderit. Le te mos e kesh ate. Jo cdokush mund ta bleje kete mall.
Berisha po. Ai mund ta bleje nderin me 5 miliarde leke.
Dhe yjet rrine e veshtrojne
Na rrofte skaku ne shqiptareve, po mashtrimi, krimi dhe korrupsioni po bejne kerdine ne kete vend, perfshi ketu edhe shpenzimet e skakut, e atehere me cfare do te rriten pagat e pensionet, noc rrokun, thote rama.
Pyet Edvinin o Ketro Poci - 50 000 dollare nje emerim e kish zotrote kur ishe minister .. Po pyete Edvin Sumen njehere si jane tarifat tani ..mbase te hedh ndonje kocke - qen i pafytyre
Petroooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo Nuk e paske marre vesh akoma? Ca i moren nga inceneratoret fantazme, ca na tigrat e Vlores qe su ndezen kurre , ca nga sterilizimi, ca nga parate e Bechettit, ca nga tuneli i llogarase, ca ua fali ajo pastruesja e kryeministrisae qe iu gjeten 650 mije euro kesh ne tubin e aspiratorit, ca nga shitja e nje shishe vere 33 mije euroshe qe ua dhuroi Rama, ca nga shitja ne ankand e cantave 36 mije eoroshe te Ajoles, ca nga ato fondet e BE per bujqesine dhe ca te tjera ua falen 5D. Ah harrova edhe kontributin e Lames qe merrte minimumu 6000 euro kesh nepermjet seksereve per ne legalizim te thjeshte ndersa per hotele e lokale shume shkonte nga 30 mije deri ne 100 mije euro.
Petro pse e ngacmon ate te halese.Si i thote populli: Mos se vjen ere...dhe ne anen tuaj.Te dy anet jane ne gare dhe bashkpunojne ne vjedhje.