Policia e Fierit rrëzon akuzat e Bardhit për presion ndaj familjarëve të kandidates së PD: I shoqëruam xhaxhanë se u kap me bllok shënimesh për zgjedhjet

28 Prill 2025, 13:46Politika TEMA
Policia e Fierit rrëzon akuzat e Bardhit për presion ndaj

Policia e Fierit ka hedhur poshtë deklaratat e Gazmend Bardhit, i cili pretendoi se uniformat blu kanë ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete, Silva Hasaj. 

Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se ka shoqëruar një ditë më parë, xhaxhanë e kandidates së PD në Fier, Silva Hasaj, pasi është kapur në makinë me një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.

Pasi i janë marrë deklarimet, Agim Hasaj është lënë i lirë, ndërkohë që Policia e Fierit ka referuar materialet në Prokurorinë e Fierit.

“Më datë 27.04.2025, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. H., 59 vjeç, banues në Peshtan, kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, shërbimet e Policisë, në orën 19:20, e kanë kontrolluar dhe më pas e kanë shoqëruar këtë shtetas në Komisariatin e Policisë Fier.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor. Shtetasit A. H. iu mor deklarimi dhe u la i lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.

Sqarojmë opinionin publik se në lidhje me statusin e publikuar nga drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Fier, z. G. B., në të cilin ai ka pretenduar se Policia e Shtetit ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të Partisë Demokratike, znj. S. H., (shtetasi A. H. që u shoqërua, i afërm i saj), theksojmë se pretendimi është i pavërtetë pasi Policia për këtë rast ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform ligjit dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Policia e Shtetit garanton qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërinë e votës”, njofton policia.

2 Komente

  1. M
    Munika

    C'merreni me nje bythqire ordiñer

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      C'merreni me nje bythqire ordiñer

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje