Rama: Këta 'patriotë' që kanë dhënë 6 milionë dollarë për 'bufin', më ngjajnë me gjyqtarët e korruptuar kur kaluan vetingun, që thoshin 'm'i dha vjehrra'

28 Prill 2025, 16:12Politika TEMA
Rama: Këta 'patriotë' që kanë dhënë 6

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Petrelë ku ka komentuar kontratën 6 milionë dollarëshe për të lobuar në SHBA për t'i hequr 'non grata-n' Sali Berishës.

Ai tha se këta 'patriotët' që kanë paguar 6 milionë dollarë për të ndihmuar Berishën, ngjajnë me baxhanakët dhe vjehrrat e atyre gjyqtarëve që, kur donin të kalonin vetingun, thoshin se paratë ia kishin dhënë familjarët.

"Është një raport që duhet ta vazhdojmë për të përmirësuar. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se çdo investim që bëhet në zonat urbane në qendër ndikon edhe në periferinë e qytetit. Çdo investim në organizimin e qytetit ka ndikim dhe këtu. Para se të bëj një renditje të arritjeve, dua të flas për diçka që ka ndodhur dje dhe sot.

Dje, shqiptarët panë një kontratë të pabesueshme me një grup magjistarësh amerikanë, siç i quajnë ata. 6 milionë dollarë janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës dhe ndërkohë është thënë se kjo kontratë është një kontratë që financohet nga disa patriotë.

Flitet për patriotë, dhe kjo më kujton vjerrët dhe baxhanakët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që më kujtojnë se ata ikën kur kaluan vetingun. Njësoj si patriotë, por edhe sikur të ekzistonin, se kjo të kujton edhe Lulin që e vunë përpara për 500 mijë dollarë dhe 6 milionë dollarë. Për ligjin e Shqipërisë, kjo është një shkelje flagrante.

Nuk ishte aq e thjeshtë saç u bë, që gjoja këtu ka një komplot, se SHBA u ngrit dhe e damkosi, se unë dhe Sorosi bëmë një konspiracion për të goditur bufin. Edhe kur ndërruam administratën, gjithçka do të rregullohej dhe ky buf do të dilte si pëllumb."-tha Rama.

7 Komente

  1. M
    Munika

    Ne nje vend bordello, ku drejtesia eshte pjese e mafies politike, gjithcka eshte e mundur. As ju nuk jeni pa pergjegjesi, madje

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sllobodanka fitoje lloton

      Haaa ka qene nje gjyqtar qe e perdori Berrisha per te denuar Fatos Nano , ky pseudo gjyqtar nga Berati nje fare Fztos Qato kur e flaken jashte drejtesis tha , shtepin e kam bléré me te ardhurat e vjehri .....dmth vjehri gjyqtarit kishte te ardhura si pensioniste ti blinté shtepi ne Tirane dhendrit Fatos Qato haaaaaa.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edisoni

        Amerikën që s'e ble dot me asnjë lloj paraje, asnjë lloj dinakërie, Kina dhe Rusia bashkë në emër të Leninit dhe Karl Marksit, po e ble me dollaro të vjedhura Doktor hajduti. Demokratët, Doktor hajdutin, e duan këtu afër, këtej rrotull, për me kry punët, për me zgjidh problemet e tyre. Doktor hajduti ikën mijra kilometra larg për me zgjidh në mënyrë mafioze problemet e veta me miliona dollaro të vjedhura që ua ka xhvatur shqiptarëve këtu rrotull. Kaosi kap kulmin. Materia çmendet. Akrepat e orës çakërrdisen. Ndroqi largohet. Mallakastra afrohet. Mirdita fundoset. Lezha avullohet. Skraparin e piu dheu. Duke i lëvizur paret e vjedhura nga Shqipëria fukareshë te Amerika parelleshë, Doktor hajduti e ka përmbysur sofrën, e ka degjeneruar rrugën normale të pareve nga Amerika e pasur drejt Shqipërisë së varfër. Për me i heq Non Gratën vetes, me pare të vjedhura se pare të pastra Doktor hajduti nuk ka asnjë kacidhe, Doktor hajduti mund kishte blerë Serbin se atë e ka fiksim, por edhe Italianin, Grekun, Turkun. Halli se Doktor hajdutin nuk e ka shpall Non Grata Sërbia, as Greqia, as Turqia, por Amerika. Doktor hajduti po blen pra respektin e Amerikës ndaj tij me pare të vjedhura. Merre me men si e shet e blen Shqipërinë Doktor hajduti, si mishin e thiut te pazari i Milotit. Me ble votën e një mjerani në Shqipëri kushton nja 50 dollaro. Me ble "votën" e Amerikës për me ja heq Doktor hajdutit Non Gratën kushtoka 6 milionë dollaro. Me 6 milionë dollaro Doktor hajduti mund të blinte 120 mijë zgjedhës nga 50 dollaro. Me gjithato dollaro e devijon ujin nga rrota e mullirit të Zotit e çon te rrota e mullirit të Dreqit, e përmbys rezultatin e votimit. Doktor hajdutit që do vetëm me heq Non Gratën, për hesape të tilla për me fitu zgjedhjet, as i bi në men. Doktor hajduti e ka bërë politikën shqiptare pazar të gjësë së gjallë, fushatën elektorale tezgë ku shitet mish derri, Partinë Demokratike kazermë mercenarësh me garuzhde në brez, Shqipërinë bordello ku qefi bëhet vetëm me pare të vjedhura. Edhe pak. Derikur, pas hileve dhe dallavereve për me e ble Amerikën me pare të vjedhura dhe lojra kukamçefti, rraqen politike Doktor hajdutin që as Dreqit nuk i duhet, vota e shqiptarëve do e hedhi ku e ka vendin, në koshin e plehrave.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tomi

          Po ai qe i kishte harruar ti deklaronte 100 milion??? Po ajo goca e Leka Bingos kishte në bankë 150 milion me punë te “ndershme” apo këta nuk quhen se janë të tutë, apo këta dinë të vjedhin me lezet si Shalsi e si ty

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tomi jam , pak bole jam

            Tomi qypi mbushur me mute , kush ka vjedhur te vendiiiiiiii ,çfare jane keto paralelizma kjo ka mare 150 milone e ai ka mare 140 milione ? Qenke vertete loqe i Bufit. Kush ka pervetesuar te burgun ndryshe demokracia nuk evulon.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Aron

            Sakte, ndaj edhe duhet te investigohet kjo katrahure.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poshte transgjinoret

              O Ramaut jep llogari per 12 vite grabitjedhe debim te 1 milion shqiptareve, pastaj merru me 6 milion dollaret qe per ty jane nje kaqe mengjesi, legen dhe shkerdhate sicte qyan kolegu yt i psikiatrise Ilir Vrenozi.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje