
Lufta e brendshme në Partinë Demokratike ka marrë një rrjedhë, e cila nuk diferencon shumë me atë të mëparshmen, kur në detyrën e kryetarit ishte Lulzim Basha, por është thuajse radikalisht e kundërt.
Retorika në distancë vijon mes Sali Berishës dhe tashmë, kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Ndarja këtë herë vjen më e dukshme kur bëhet fjalë për grupet parlamentare. I njohur ligjërisht si grupi i PD-së, vijon të jetë ai i Alibeajt, i cili juridikisht, i përfaqëson demokratët.
Mirëpo, nga ana tjetër, Berisha ka treguar se ka shumicën faktike në PD, falë rezultatit të korrur në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku në pesë nga gjashtë bashki, mori rezultat më të lartë se sa PD-ja zyrtare.
Këtë herë, diskutimi i brendshëm në distancë i demokratëve, u zhvendos për nga Presidenca, pasi sytë janë tek kjo e fundit, si ngjarje madhore për politikën shqiptare.
Pavarësisht se sërish kundër qasjes së njërit ndaj tjetrit, këtë herë është e qartë se linja e gjerë mbetet e njëjtë për fraksionit. Ajo, lidhet ngushtësisht me faktin se çdo propozim nga ana e kryeministrit Edi Rama, nuk do të merret parasysh për t’u votuar.
I pari këtë e deklaroi Berisha nga Shkodra. Madje ai shkoi për nga retorika e tij e zakonshme, duke thënë se një konsensus me Ramën, është “si të puthësh Judën”.
Për këtë arsye, Berisha bëri thirrje që të bashkohen forcat brenda demokratëve, për të dalë me propozime konkrete të përbashkëta. Këtu, ai iu drejtua deputetëve, të cilët sipas Berishës mbështesin Bashën.
Nga ana tjetër, Alibeaj ka bërë me dije se diskutime të tilla nuk kanë nisur në PD.
Në këtë spektër, ai përmend vetëm Grupin Parlamentar demokrat dhe jo vetë strukturat e partisë.
Ndërkaq, po aq i qartë, Alibeaj mbetet, kur thotë se çdo qëndrim që vjen jashtë grupit, është thjesht mendim personal dhe individual i eksponentëve demokratë (Berishës në këtë rast).
Teksa, një konsensus të mundshëm me socialistët, e heq kategorikisht nga hamendësimet.
“Nuk merrem me propozimet e Edi Ramës. S’kemi një emër që të propozojmë për President. Nuk do të votojmë kandidatët e Edi Ramës”, deklaroi ai.
Pavarësisht se të kundërt në vetvete, mbi qëndrimin presidencial, janë të njëjtë.
Veçse, duhet parë, duke qenë se me Ramën nuk do të ketë konsensus, a do të gjendet ai brenda PD-së në vetvete.
Pavarësisht, se mund të jetë krejtësisht i panevojshëm, duke parë ekuilibrat brenda Parlamentit dhe shumicën e theksuar socialiste.
Duhet thënë se PS ka 78 vota dhe mund ta zgjedhë e vetme presidentin.
I vetmi rast kur PD mund të bëhet faktor, është nëse Edi Rama vendos t’ua lërë atyre Presidencën dhe t’u thotë që të bien dakord për një emër.
Por me përçarjen brenda PD-së, vështirë se kjo gjë mund të ndodhë.
Diskutimi për presidentin në PD është thjesht diversion i Berishës ndaj grupit të deputetëve mbështetës të PD që udhëhiqet nga Alibeaj. Ai e hapi diskutimin me sajesën, që një i afërt me Bashën sikur i paska thënë që Basha do të bëhet President. Këtë sajesë e bëri për të parë reagimin e deputetëve ndaj Bashës, me qëllimin e vetëm që hap pas hapi ti përçajë për të vendosur sundimin total mbi këdo e për çdo gjë. Berisha nuk mund të marrë frymë nëse ka qoftë edhe një individ të vetëm kundër sundimit të tij në PD. Ai i konsideron të gjithë në PD si argatë në pronën e tij, për të kundërshtimi ndaj sundimit të tij absolut është thjesht tradhëti. Sinqerisht, edhe një monark absolut do t'a kishte zili Berishën për mëndjen që ka.
Çfarë rezultati paska korrur Sali Berisha më gjashtë mars ore kungull!?? Pasi mobilizoi gjithë qelbësirat,Ilir Metëra,Tom Doshëra,gazetarë të blerë,analistë analë,median e Sandër Frangajt,paratë,dobiçët brenda grupit të Bashës si Grida shporta,gjykatësit shofera,kurvat e zagarët anembanë në Shqipëri vetëm për të dalë ca pikë përpara Lulushit,ti e quan korrje fitoreje!?? Keni pjerdhur fare edhe ju...si Saliu!
Faleminderit Balo, por duhet ta zgjeroje “ gamen “; e ketyre personave, qe dolen fitues ne 6 mars, Duhet te shtoje , bashkepuntoret e Sigurimit te Shtetit, personat qe u “ perlyen” si pa dashje ne korrupsion , personat qe u diplomuan , nuk e di se ku, dhe u vendosen ne administrate, sharlatane dhe sahanlepires “ me dy pasaporta “ , persona qe “ per inat te sime vjerre, fjeta me millonane “ etj,etj. . Balo , mos u merzit, sepse ne Ukraine dhe tek Ne, Demokracia ,Do Te Fitoje!!!. “ Kambana bie per ata qe kane Veshe,” thote Populli.