
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur për tema të ndryshme, përfshirë edhe pasuesin e presidentit Meta në krye të shtetit, që sipas tij duhet të jetë një person me përvojë të gjatë, dhe figurë e gjithëpranuar.
Moisiu u shpreh se do të ishte e udhës që të Shqipëria të kishte një president mbi palët, dhe që mazhoranca të mos mjaftohej me votimin e tij me 71 vota.
Ai tha se Kushtetuta parashikon zgjedhjen me 84 vota të drejtuesve të një rëndësie më të ulët, ndërkohë që te presidenti është bërë përjashtim me qëllim shmangien e krizave politike.
“Unë e kam thënë prej kohësh, që për mua zgjedhjen e presidentit e kemi të gabuar, u zbut Kushtetuta, duke lejuar zgjedhjen me 71 vota, në mënyrë që të mos prodhohej krizë. Ne zgjedhim avokatin e popullit me 84 vota dhe presidentin me 71.
Ne kemi nevojë për një president që të jetë me të vërtetë mbi palët, dhe të ketë si qëllim bashkimin e kombit. Edhe lufta politike që bëhet këtu te ne çon në shumë shkëputje, ne akoma mbajmë gjallë partizanët dhe ballistët, askush nuk merret më me historitë e luftës së dytë botërore.
Nuk mund të vësh qëllim votën, dhe të dëmtosh unitetin e popullit”, tha Moisiu, ndërkohë që nuk preferoi të jepte kandidaturat që sipas tij do ti voliteshin vendit.
Cilat janë kandidaturat që mund të jenë mbi palët?
“Unë them që mund të gjenden kandidatura të tilla, shembujt janë, puna është a ka vullnet real që presidenti të jetë mbi palët, e do secili që ta tërheqë me vete. Politikanët tanë duhet të jenë më sëriozë, këtu te ne zgjidhet presidenti me flokë të zeza, i duan të rinj, presidenti duhet të jetë ‘baba i kombit’, nëse mund ta themi.
Gjithë bota i zgjedh presidentët në një moshë të caktuar, që tregon përvojën. Është një njeri që i ka zgjidhur problemet e tij. Ti ke një Itali të tërë që u rikthye prapë te një president që kishte deklaruar se nuk do të vazhdonte më në atë detyrë.
Duhet të jenë njerëz që e ndjejnë si detyrim, që e marrin përsipër atë detyrë dhe nuk merren me gjëra të tjera. Duhet të jenë shembuj nga ana morale, duhet të gjenden, dhe une mendoj se gjenden”.
Une mendoj qe mire eshte te zgjidhet Zoti Vasar Zhiti, shkrimtar dhe ish Minister i Kultures, qe nuk e pranoi Sala njehere te behej President, se donte te zgjidhte Bamir Topin. Zoti Zhiti e meriton ate detyre.
Sipas jush eshte e mundur të gjesh një person publik "të moralshëm" në shqipëri. Mos u lodhni se edhe presidenti i ri ,do jeté si ky i vjetri. Ai stan,ka atë bylmet.
Duhet te bejme president ndonje hallexhi qe te marre vehten.Presidenti eshte nje figure e filmave vizatimore qe nuk ka ndonje rendesi ne jeten e vendit
Kris je i madh
Moisiu president.
President mbi palet presupozon qe palet te jene vertete pale, qe mendojne per kombin. Cfare pale eshte pala e Sali Berishes qe komandohet nga serbi dhe armike me Ameriken?. Pra Z. Mojsi mos duash te thueash se kjo gje nuk ka rendesi!? Pra te kemi nje President qe te jete edhe me sebin edhe me shqiptaret apo edhe me rusin edhe me Ameriken? Z. Moisiu e ka idealizuar problemin duke supozuar qe Rama, Saliu, Basha, iliri dhe Monika jane njesoj. Nuk mund qe nje gjykates te jete i paanshem kur eshte fjala per nje kriminel dhe viktimen e tij.... Zgjidhja e vetme ne kete rast eshte zbatimi i kushtetutes. Ajo qe kerkon Z.Mojsiu presipuzon nje President qe zgjidhet direkt nga populli qe do te thote ne te jemi Republike Presidenciale....