
Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli deklaroi në emisionin “Arnautistan” se beson që kriza do të thellohet në selinë blu, pasi ka rezistencë ndaj Berishës.
Kadilli tha se është thyer miti i Berishës në PD, ndërsa lëvizjet e fundit të Bashës i konsideron si përpjekje të dëshpëruara për të ruajtur disa lidhje tribale.
“Nuk besoj që është fundi i krizës, kriza do thellohet prapë. Ishuj rezistence shoh që sot ndaj presionit të Berishës.
Grupi parlamentar është goxha rezistent. Fakti që Berisha nuk e dominoi dot grupin, kjo tregon që është ishull rezistence.
U tentua që mbledhja të moderohej nga të tjerë persona, por mbledhja u prish. Mbështetësit e Berishës nuk kanë autoritetin ta drejtojnë.
Në numra duhet të jenë minorancë. Edhe në territor ka njerëz që janë të shqetësuar për këtë rikthim.
Te Basha s’kishte bashistë, kishte njerëz që rrinin aty për oportunizëm, ose ishin anti-Berishistë, edhe këta janë aty akoma.
Nuk besoj se Basha do t’i organizojë. Basha është një fotokopje e zbehtë e Berishës. Kishte shansin të krijonte një model që e kapërcente Berishën.
Ai nuk e krijoi këtë. Ose nuk ishte i zoti, ose nuk kishte vizion. Gjithmonë e kam nxitur drejt një modeli të ri politik, por me sa duket nuk ka funksionuar”, tha Kadilli.
Duke folur për të ashtuquajturit fanatikë të Berishës, Kadilli tha se nuk i shkon të djathtës të ketë idhuj.
“Nuk i shkon të djathtës. E djathta adhuron Zotin, jo njeriun. Pjesa që e mendon Berishën si zgjidhje politike, vetgënjehet nga dy arsye:
E para, forca, sepse të trimëron Berisha, edhe më i hutuari merr zemër, thotë do t’ia dalim, por nuk ia ka dalë asnjëherë.
Nga referendum i 94-ës Berisha është refuzuar nga shqiptarët. Nuk është e majtë Shqipëria, ka një refuzim ndaj Berishës dhe modelit të tij.
Sot ka një tirani shumice, të një mazhorancë të zhurmshme, dhe adhurim të liderit. Është thyer miti i Berishës.
Sfida që i kam bërë unë, Alibeaj, është një shembull për të tjerët. PD sot ka hyrë në një ngërç se çfarë raportesh do kemi me liderët humbës.
Edhe dorëheqja e Bashës nuk është dorëheqje. Mos dil bëj tur nëpër Shqipëri edhe nuk di çfarë u thua atje.
Nuk ka një projekt, thjesht do të mbaj disa lidhje të natyrës tribale. Basha na gënjeu të gjithëve me pamjen, formimin, sjelljen, shumë i përkorë.
Në të gjitha fjalimet e Bashës është si të gjuash një gurë në akull. PD-ja po vret veten. Opozita po zhbën vetveten sepse harron gjënë elementare, duhet të ndryshosh. Kërkon një nuse për herë të parë, të dytë, të tretë, nuk ta japin”, tha Kadilli.
Kadilli tha se PD s’mund ta konsiderojë veten aset kombëtar, për sa kohë ka pasur akuza për korrupsion ndaj Berishës dhe për gjobvënie ndaj Bashës.
“PD e quan veten aset kombëtar! Ça aseti kombëtar je?! Ne na akuzojnë, pjesën e Berishës për korrupsion dhe Bashën për gjobvënie!
S’po them a janë të vërteta por akuzat janë atje. Kur ia hodhëm njëri-tjetrit i bëmë të besueshme për këdo.
Ajo është fotografia që do t’u lëmë shqiptarëve për një kohë të gjatë. Rama e ka të thjeshtë, do bëheni me ata me vare apo me ata me blind.
Berisha e përdor shpesh fjalën ndryshim, ndryshim, ka pasur aq shumë shanse të jetë në sy të shqiptarëve, saqë asgjë tjetër s’ka ngelur pa u gjykuar nga shqiptarët.
I gjithë ekipi që ka rreth vetes noton në votat e Berishës. Asnjë nuk sjell vota më tepër sepse zëruan identitetin e Berishës”, shprehet ai.
Fatbardh Kadilli deklaroi se do të vijë momenti në PD që idhujtarët do ta braktisin edhe liderin historik, Sali Berishën.
Nekrologjine e ke nisur mire por duhet te permendesh paudhesit krimet e Berishes qe te ngjallesh shpres.
Me kollaj rrezuam soc me enverin se sa malokun qe e hipi ne kale ramizi dhe kemi 30 vjet qe kete shpellar komunist e mbajme ne qafe e ky tall bythen me ne e sidomos me te persekutuarit qe e mbrojne persekutorin e tyre... Ky shpellar komunist shan enverin(per te mbuluar gjurmet) dhe ja ka kaluar ne intriga dhe rri ne vila si sheike
Ky Kadilli leh po ska asnje pas.
Saliun e ndjekin disa militante tropojane kryesisht por edhe nostalgjike dhe hajdute e krimenele dhe spiune neper Shqiperi! Po i rrine afer njerez te degraduar si Tritani,Spaho, spiuni Noka Muli,por edhe me te rinj si Belindi emer i bukur femre,qe pret qe Saliu t'i jape ndonje post! Mire se ata pleqte fitojne duke ndenjur besnike Saliut po keta te rinjte vertet besojne qe Saliu eshte demokrat?! Saliu eshte genjeshtari absolut! Hajdut dhe vrases dhe gjakmarres! Por ai s'ka turp dhe vazhdon te genjeje si mafios qe eshte me nenqeshjen e tij proverbiale! Ndalojeni kete perbindesh monstruos! Eshte jashte mendjes njerezore qe intelektualet te pranojne prape Saliun! Thua Ilir Rusmajli do te shkonte ne PD e Saliut?
Nese ka mbetur Kadilli qe te reformoje PD ne atehere eshte mire qe te kujtoje edhe se si i servilosej ai here Berishes e here Bashes sipas interesave te momentit. Vetem kur e pa qe nuk i mbeti me asnje mundesi ai po del e ben filozofin.
Kur flet edhe ky kopja e lali eri ish mjaftis. Po ik ore legen ti nuk ke asnje lidhje me te djthten ti je vec nje hien me shume qe mezi po pret ta shqyesh pd. Bastard ordiner. Je i neveritshem.
Kur lexoj komente si keto me siper qe rrezuam enverin. Kur e rrezuat o derzi?!! Kur i kishte mbir bari edhe tretur kockat. Vaj medet
Sali psikopati nga foto e mesiperme nuk po I beson syve qe po hyn ne selin e pds ,sali gerrdeci ramut mjelloshi dhe like llomarina e kan vendin ne burgun e siguris se lart
Si do sot Berisha ne Shkoder u "pajtua" me deputetet e atij qyteti ! Koha ka bere te veten !Dhe koha do beje te veten edhe me Berishen ! Ndersa per te share Enverin vendin e pare e ka Edi Rama ! E ka share ne miting, e ka share ne botime ! E ka share ne veprime !Nuk mund te ja mohojme kete merite !!!
Te gjith ata qe sot jane ne PD nuk meritojne per drejtim se jane prostituta politike, me bureror jane treguar Mark Marku, Gjikmarkaj, Kadilli....
C'fare eshte grupi parlamentar? Secili prej tyre nuk ka me shume se 50 vota ne terren. Te 4 deputetet demokrat ne Shkoder mbeshteten Bashen. Rezultati! Nuk shkuan me shume se 10%. Anetaret e PD gjate 8 viteve qe Basha drejtoi pattine, kuptuan se jane te parendesishem, qe i duhen partise vetem diten e zgjedhjeve. Djegja e mandateve dhe braktisja zgjedhjeve lokale, nuk duhet te ndodhte pa marre mendimin e anetaresise ose se paku duke zbritur deri ne nivel krytare e sekretare seksionesh ne terren. Atehere, per c'fare sherbejne anetaret e nje partie? Le te dalin deputetet ne terren e te shikojne sa jane te mirepritur. Ngjarjet ne PD treguan se qytetari shqiptar nuk mund te ndikohet nga faktore te tjere dhe kjo eshte dukuri pozitive. Nje deputet mund te kete ndikim ne qendra te vogla ne komunitetin e tij ku banon. C'fare ndikimi mund te kete nje deputet ne Tirane. Nuk ka me shume se 50 bota. Ndoshta nuk e voton as vellai vet.