
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se nuk kishte ndjesi të mira kur sheh që një ministër dhe një deputet i maxhorancës kanë përfunduar në qeli, të akuzuar për korrupsion.
“Nuk më vjen mirë, sepse hidhet baltë edhe mbi punë të mira të bëra nga qeveria”, tha Gjiknuri në “Intervistë” me Merita Haklaj në A2 CNN.
“Të gjitha këto kontrata që u përmendën, pavarësisht se opozita i trajton si akte të një grupi strukturuar kriminal, objektiv kishin një të mirë publike. Mendoj që e mira e këtyre kontratave sa i përket dobishmërisë publike nuk mund të errësohet për faktin se ka akuza për zyrtarë të caktuar”, tha ai.
Gjiknuri tha se shifrat e aluduara si të vjedhura nga opozita janë në fakt pagesa që duhen bërë për të marrë shërbimin: “Hidhen shifra të ekzagjeruara, “janë vjedhur 430 milionë”, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Këta marrin vlerat e kontratave të cilat kanë të bëjnë me përpunimin e mbetjeve, tarifat që do të paguajnë bashkitë apo konsumatorët dhe i përfshijnë sikur këto para janë grabitur”, tha ai.
“Impianti i Elbasanit i ka kaluar shtetit, ai i Fierit pritet t’i kalojë shpejt shtetit. Sa i përket atij të Tiranës, edhe aty përpunohen mbetje. Këto janë tarifa që do të paguhen gjithmonë për të trajtuar një problem që do të jetë gjithmonë. Këtu bëhet fjalë për disa kompani që u vlerësuan se i plotësonin kushtet. Në çdo tender ka akuza. Akuzat në publik amplifikohen shumë, por praktika është se duhet provuar nëse ka pasur abuzime”, tha Gjiknuri.
Me fal Mero dhe nuk e di qe do te mund te botosh. Ky Gjiknuri eshte nje kokerr hajdut shejtan qe ja sjell Rames ne tepsi gjithcka. Gjiknuri i kalon postet qeveritare dhe partiake tamam si Basha i Saliut biles eshte dhe hejkes midis paleve. Nje super mashtrues kaloi nga minister i gjithfardofshem ne sekretar i pergjithshem i PS pa patur pike eksperience.Kjo levizje e Rama e beri kete levizje sepse kishte frike nga antaret e PS. Ky Gjiknur i premtoi rrogat naftetareve dhe kurre nuk ja dha. Nuk e di eshte me skuth se Veliaj apo jo.
Gjiknurit i vjen anash ti e plot te tjere. sikur te tjeret ne PS e PD te ishin te zote e me integritet sa gjysma e Damianit, Shqiperia do ishte shume me ndryshe....
Nje gje e keqe do t'i vij qeverise socialiste nga inceneratoret,sepse opozita nepermjet komisionit hetimor te Jorida Tabakut,krijojn kaq bukur dhe i stisin kaq mire akuzat ndaj qeverise sa kushdo qe nuk eshte profesionist,i ha si te verteta dhe shume te verteta.Por me e keqja eshte se edhe ne SPAK,ne gjykata e prokurori kemi njerez te paaft,jo profesionist te mire,do t' bjen shkurt,opozita ka te drejte,qeveria eshte fajtore,Edi Rama te arrestohet dhe me kaq mere fund qellimi i shumepritur i opozites ne teresi.Meqe opozita nuk po e rrezon dot me vota Edi Ramen,po i futet me ane te njerzeve te korruptuar te drejtesise siç ndodhi me gjykatsin Zhukri.Keshtu do t'i vije e keqja Rames.Ne fakt Rama ka bere te gjitha perpjekjet per pune te mire dhe ka perballuar shume mire tragjedit e termetit,pandemise dhe luften ne ukraine.Eshte per t'u lavderuar,por ja qe opozites nuk i pelqen.
Mos u merzit Damiano se e dim ku e ke merakun. Ti je ne liste bashke me shume te tjere. Problemi eshte mandati i trete qe tregon me ne pah katruaren tuaj. Avatazhi eshte qe sali kafsha edhe lul bytha ju bejne juve te rrini ne pushtet edhe rama i genjen me leke ata. Por jeta nje gje te meson qe KARMA is a BiTCh. Shijoi ju te gjithe leket e popullit si numra virtual te llogarive offshore. I vetmi avantazv qe ke ti eshte se jane akoma shume te tjere qe duhen arrestuar per inceneratoret para se te vij lapsi tek ty. Por ruhunnga tauli qe po mbush dosjen se sta ka fal akoma elbasanin. Pastaj edhe nga belinda qe te shef si armik per partine. Qe inceneratoret jane paguar disa here mbi koston reale kete e di edhe gruaja jote por edhe rroja i pallatit tend ne bllok. Gjithsesi ju lunte juve kur shumica e rinis tone e ka qefin ta kaloj kohen ne kafe sesa te protestoj
Mero po pres te botosh shkrimin per Gjiken.
Hajdutit nuk i lejohet te flasi per vlefshmerin e inceneratorve , me shum vidhni se punoni , keni gjysmen e deputetve ne burg pisa, thjesht perfitoni haptas se njerzit nuk duan te kthehet saliu ne pushtet dhe ju kte e dini mir qe nuk ka alternativ tjeter per miletin dhe vidhni haptas pushta.
Nuk është problemi se nuk duhen veprat dhe punët publike o Dhamjanoi nga Qiparoi.... Por jo të faturohen 100 kur kushtojnë 10. Pse 90 do ti vidhni jo "specialistët" se socialistë nuk ka se si të jeni kurrsesi... (Dhe si gjithmonë Rama që "s'ka" dijeni dhe informacion" për asgjë) Pasi ju bëjnë presion drejtorave kokë turku të firmosin. Rilindje kopje e Saliut
Ka kushtuar 5 eshte faturuar 100...ktu eshte Probleme....mafia Italiane e pesoi per shume me pak se kaq ...qsrkullonin lekun e shtetit dhe dorezonin veprat 2 vjet me vonese....kta jane shume me te keqinj....me kte afere ne cfo vend te botes qeveria binte.....por ne Shqiperi.....dhe dicka tjeter Korruption...sahatet e ujit na nderrohem cdo 3 vjet mgjs te rinj....e ku u thua thone shefi e di...tenderi I rradhes....pse nuk hetohen?