
Oerd Bylykbashi u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se Lulzim Basha po tentonte ta zvogëlonte sa më shumë Partinë Demokratike, pasi sipas tij, i nevojitej vetëm për pazarin e radhës.
“Një grup i vogël ka ende këtë plan përçarës. Plani i Bashës për të përçarë PD-në ishte i vjetër. Më 9 shtator, unë këtë i kam thënë, ti përçave PD-në. Në këtë formë, ai e reduktoi PD-në vazhdimisht, po e mbyste në gjumë. Ai mori dhe një vendim të fundit fare që ta mbyste përfundimisht atë parti dhe të kishte partinë e tij.
Lulzim Bashës i duhej një partie e vogël sa një dyqan i vogël 2 me 2, me një logo te qepeni dhe kaq. Nuk i duhej më shumë sesa për të bërë një pazar të radhës politik”, tha Bylykbashi.
Sa i përket të ardhmes së Bashës, Bylykbashi u shpreh: “Atë nuk mund ta përzë njeri. Ai është deputet i PD dhe mund të qëndrojë aty. Në fund, PD ka nevojë për të gjitha resurset e saj”.
“Një parti e përbashkon shumë objektivi i fitores, e përbashkon akoma më shumë fitorja. Në zgjedhjet e vitit 2023 na jep mundësinë për një lloj fitoreje relative sepse jam shumë i sigurt që rezultati do të jetë shumë, po shumë herë më i lartë se çfarë ka prodhuar Lulzim Basha deri më sot”.
Kështu u shpreh i ftuar në A2 CNN Oerd Bylykbashi, teksa foli për të ardhmen e partisë më të madhe opozitare në vend.
Sa i përket liderit të ardhshëm të PD, Bylykbashi tha se Berisha ka treguar se e çon partinë drejt fitores.
“Berisha ka kaluar disa teste me votë që nga momentin që është shpallur “non grata”. Ne duhet të tregohemi të zgjuar të projektojmë lidershipin e PD-së në 15-20 vitet e ardhme. Në fund farë, Sali Berisha ka dhënë prova që është fitues. Ka bërë një proces që i ka bindur demokratët. Njerëzit besojnë se ky është një figurë që shkon drejt fitores”, tha Bylykbashi.
Gjynah coc u duk me ato fillime dhe ky Bylyku por qenka kampion ne bythlepirjen e berishes
PD-ose parti degjeneratash.
Po vertetohet se masakra zgjedhore nuk egzistoka,por paska qene masakra shoqerore e Bashes. Me sa kuptohet rrethuesit e Bashes e sidomos ky Bylikbashi,i cili ka udhehequr nga PD-ja disa komisione ,si ato per drejtesine dhe zgjedhoret, e paska ngene ne bese. Pra ka qene nje mashe ne doren e Saliut. Te deshtoi Basha qe te riktheht Saliu,sepse po i digjej toka nen kembe. Por me te pabeset kane qene dy nenkryetaret ,Paloka e Spaho, Kellici i rinise dhe Vokshi i gruas ,te cilet ne c'do fushate nuk jane ndier fare.... Ja kesaj i them pabesi une ,or babam!
Fytyre me e e ndyre se ky Bythykbashi nuk ka, Padroni i tij Berisha eshte nje monument i paligjshmerise dhe korrupsionit qe ka gerryer dhe kalbur kollonat e e shtetit ne Shqiperi, vetem procesin e vetingut te shohesh per shembull e kupton qe shteti partiak i Berishes ka toleruar kete lloj dekadence dhe gjirizi ,e per rjedhim logjik , edhe pushtetet e tjera kuptohet se cfare standarti moral, qofte egzekutivi , legjislativi apo media, kane vene ne "sherbim" te Qytetarit ne kohen e mbreterise Berisha,ngerkohe ky zagar si jurist qe eshte ne vend qe te kishte minimalisht reflektim dhe ndjese se ka qene obortarkeshilltar ligjor i administrates se Berishes ne kohen e mekatit edhe vesit, sot si edhe atehere mundohet qe te gjeje arsyetime ligjore me sofizma gjithfarellojesh, qe ti krijoje rugdalje padronit te vet dhe ta rriktheje kete ngordhesire perseri ne qender te vemendjes
Nje parti qe eshte bere gazi i botes, e kashte e koqe ska pse egziston. Problemi eshte se aty ka vetem nje tufe horrash e budallenjsh qe nuk duan ta shohin fundin e turpeshme te tyre. Lodhen kot nga utopia berisha ka vdek!
Cfare do tregosh ti o legen qe me aq vota sa more si deputet as administrator pallati nuk del, ti. Muli. Thuthuqi ajo tranvestitja vokshi , ai kryetrari kooperatives spaho e co. Shkoni mere letyra se ne e shpift. Gabimi me i madh i bashes eshte qe nuk hapi partin me emra te rinj po ju mbajti ju si kellira qe jeni. Bartarda.
Keni per te fituar leshte e marukes . A e kuptoni qe te gjith qe i shkojne prapa babes jeni Non Grata .Parti non grata.Bylykbashi non grata Si nuk ju vjen turp na late pa opozite.