Frrok Çupi: Pasojat e rikthimit të tretë të Berishës në pushtet

31 Mars 2022, 19:48Politika TEMA

Frrok Çupi: Pasojat e rikthimit të tretë të Berishës

Gazetari Frrok Çupi foli për “Top Talk” rreth pasojave që mund të vijnë nëse Berisha mund të rikthehet në pushtet.

Ai bëri disa krahasime në periudha të ndryshme zgjedhjesh në Shqipëri dhe i konsideroi situatat, të njëjta politike.

Gazetari tha se Sali Berisha nuk ka as mbështetjen e popullit dhe as të vendeve perëndimore.

“Ne nuk e lejuam të marrë pjesë dhe jemi në të njëjta kushte. Berisha nuk ka as përkrahjen e popullit as përkrahjen e perëndimit”, tha Çupi.

Gazetari mendon se nëse Berisha do të shkojë në votim atëherë duhet të harrojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse do ta çojmë Berishën në votim duhet të harrojmë raportet me SHBA-në”, shtoi më tej ai.

Çupi i konsideron veprimet e Berishës si bëma kundër popullit dhe interesave duke e konsideruar si armik të demokracisë, ndërsa shton se “nuk duhet të humbasim kohë për t’i bërë qejfin një njeriu të përzënë nga populli dhe Shtetet e Bashkuara”.

“Një njeri që është shpallur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës, më në fund si një armik i demokracisë dhe i korruptuar i madh nuk është në nderin e një politike një komisioni qendror zgjedhjesh, që ta shpallë kandidat për të ardhur në krye të shtetit”, u shpreh Çupi.

Kjo temë i referohet situatave të fundit politike në vendin tonë kryesisht pas dorëheqjes së Bashës.

Në këtë situate ekspertët nuk mohojnë mundësinë që Berisha të rikonkurojë sërish ne zgjedhje.

5 Komente

  1. H
    Hajde are te te tregoj babain

    He more Frroki, e bere kaken? Po nuk ke Wc o derzi?

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Popujt barbare , kanë nevoje për udheheqes si vetja.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Leo

      Po Frroku dhe Ngjela a kane thane se Berisha po arrestohet sot a neser . Tash 10 here kane njoftue se po arrestohet si thote tash PO U KTHYE BERISHA NE PUSHTET PER HERE TE TRETE e tralala

      Përgjigjjuni
      1. T
        The truth

        Mos harroni ti jepni ilacet ketij o Mero, ju duhet prape neser. Edhe Ngjeles gjuthashtu!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Zoti Frrok e ka shume drejte mendimin e tij,se kthimi i Berishe per here te trete eshte fatkeqesi.Ai eshte armik i Amerikes dhe i gjithe popullit shqipetar.Mos shikoni disa truthar qe i shkojn nga pas dhe degjojne pordhet e Sali Berishes.Saliu eshte nje njeri i mbaruar dhe do shkoi ne verin e semes,ate nuk e do njeri.Eshte nje kufom e degraduar,nje shtremanuk qe tremb kalamanjet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje