Rikthimi i Bashës në PD: A do ta hapë ish-kryetari, “Kutinë e Pandorës” për Sali Berishën?!

31 Mars 2022, 19:16Politika TEMA

Rikthimi i Bashës në PD: A do ta hapë ish-kryetari,

Nga Ylli Pata

Lojika e Sali Berishës për të shkuar në sallën e mbledhjeve të grupit të PD-së, edhe pse teatrale, atij dhe mbështetësve të Foltores, vetëm i ul pikë vazhdimisht.

Insistimi për tu ulur në një tavolinë, ku nuk e pranojnë dhe u thonë pa reshtur se “je i përjashtuar”, i ngjan një skene bullizmi të shkollave  9 vjeçare.

Pasi, nuk mund të ulet në bankat e klasës, një nxënës i cili nuk është fare në regjistër,  siç ndodh me të tjerët, që i thërrasin në apel.

Qënia në një grup parlamentar i një deputeti, nuk është një logjikë autobuzi urban, ku një anëtar i parlamentit hip dhe zbret si të dojë. Është e rregulluar në mënyrë normative-fikse në Rrefulloren e Kuvendit.

Konstituimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, apo edhe të partive të tjera, është bërë në shtator të vitit 2021. Lista, që janë miratuar dhe zyrtarizuar me firmë dhe vulë. 

Sali Berisha, edhe sikur të marrë drejtimin e PD-së, e gjykata e Apelit i njeh dhe të drejtën e përdorimit të simboleve zyrtare siç janë vula etj, nuk hyn dot në grupin e PD-së pa ardhur shtatori i këtij viti. Bëhet fjalë në mënyrë ligjore e të njohur institucionalisht.

Kur sërish sipas rregullores bëhen ndryshimet e mundshme të anëtarëve të grupeve, apo krijimi i grupeve të reja.

Sali Berisha, e di mirë këtë gjë, siç që e di mirë edhe logjikën që gjithë këto skena përplasjesh dhe “faktesh të kryera” nuk bashkojnë PD-në, por nxisin edhe më shumë luftën e brendshme. Por qëllimi i Berishës në të gjithë këtë teatër, është thjesht karshillëku verbal e mediatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin nuk resht së përmenduri.

E në këtë aspekt, skena e Berishës që hyri “me forcë” në mbledhjen e grupit parlamentar nuk është gjë tjetër, veçse një përsëritje e asaj të javës së shkuar, kur hyri në zyrën e Gazment Bardhit. Si përfundim, edhe javën e shkuar edhe sot, nga krerët aktualë të PD-së ka marrë të njëjtën përgjigje: “Largohu se je Non grata”.

Por sot, ka pasur një zhvillim të ri në “telenovelën” e sherrit të gjatë brenda Partisë Demokratike. Është rikthimi në publik i Lulzim Bashës, një javë pas dorëheqjes. Basha, ndryshe nga zërat e mediave pranë Berishës se është larguar në Holandë, e gjëra të tilla, tha se do të jetë aktiv në zhvillimet brenda PD-së, për ta bashkuar atë.

E “bashkimi” që kërkon Basha, përputhet me atë të Alibeajt, e duket edhe të një pjese të grupit parlamentar apo kryesisë.

Përplasjen se kush i ka numrat, duket se po e shmangin sot të dy palët; si ajo e Berishës, ashtu edhe ajo e Alibeajt, ngaqë nuk duan të vihen në siklet duke rikthyer skenat e fraticide të 6 muajve të fundit. 

Por në fund, do të ketë pashmangshmërisht një përballje numrash të organeve të partisë, për të ndarë shapin nga sheqeri. Krahu i Alibeajt pret vendimin e apelit për simbolet e vulës, kurse Berisha është komod duke bërë taktikën e “faktit të kryer”. E cila s’mund të zgjasë shumë.

Tashmë “Komisioni i Rithemelimit” është thjesht një grup ineksistent, pasi të gjitha kompetencat i ka marrë Sali Berisha.

Ndërkaq, rikthimi i Lulzim Bashës, do të çojë në pjesëmarrjen e tij në të gjithë organet ku ai bën pjesë, si grupi parlamentar, Këshilli Kombëtar, por edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së pra Kongresi.

E në këtë rast, ajo çfarë ka apo do të ketë peshë në zhvillimet brenda PD-së, është se tani ish-kryetari, duke mos e pasur peshën e përgjegjësisë së një fjalë e tij do të trazojë ujrat, në këtë moment ai është i liruar nga kjo peshë.

Ndaj i takon, e njerëzit presin prej tij të “zbërthehet”. Publikisht në intervista dhe emisione televizive të “hapë kutinë e Pandorës”, si një ballafaqim politik pas një masakrimi të pamëshirë që i kanë bërë për 6 muaj njerëzit e Berishës.

Të flasë për reformën në drejtësi, cili ka qenë roli i tij dhe ai i Sali Berishës, për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, rolin e Ilir Metës e natyrisht për zhvillimet e panjohura pas shpalljes non grata të Berishës nga SHBA. Si dhe konceptin se si ai e mendon bashkimin e PD-së. 

Kjo situatë pezull nuk ka sisi vijon kështu e nuk do të vijojë. Palët siç janë përplasur ashpër, do të vijojnë ta bëjnë, pasi tashmë është e qartë se Berishës nuk i intereson që të largojë Bashën dhe të ribëjë zgjedhjet në PD. Ai do të bëhet kryetar i Partisë Demokratike. 

E këtu natyrisht kanë mbetur thatë gjithë ata deputetë apo ish-deputetë që mendonin ta përdornin doktorin si trampolinë. Madje edhe ata që ditët e fundit u egërsuan me Lulzim Bashën si grida Duma, Saljanji e të tjerë. Duket se të gjithë ky grup ka shërbyer si urë e madhe për të siguruar kalimin e sigurtë të Berishës në selinë blu.

Megjithëse rruga për Berishën nuk përfundon me marrjen e “kalasë”….

TemA

22 Komente

  1. R
    Referendum per arrestimin e koleres sali

    Nuk kane guxim ose b... asnje nga keta legenat qe te hapin kutine e pandores ose kutine e vampirit sali. Keta trimat e xha saliut permendin non graten,por nuk guxojne ti thone bemat e tij dhe pse u shpall non grata ky kriminel.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luldhim Bytha

      Luli do hapi kutine e kunatit qe e ka mbush me miljarda. Kutine e pallatit te ndertuar ne det. Lere Lulin e shkrete se ka 500 probleme ne hajdutlleqet e veta

      Përgjigjjuni
      1. P
        Ppp

        Llapni ju llapni Te perjashtuar sot jan te tjeret jo berisha Me gjith propaganden e ambasadores,qeverise,ps,shtypit, berisha u ringjall dhe te tjeret nuk bejne dot asgje perveç llapjes Prandaj bjeri se i bie mir Kush eshte kryebashkiaku i shkodres se sme kujtohet??? Nuk vritet berisha me nje bashe as me nje alibej qe i meshoni ju aq fort Ata qe mund ta benin e lane punen rruges si vorri bomit gjysma mbrenda gjysma jashte

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xeni

          Ha ha ha sa kom qesh, E moren ne qafe Lulin e shkrete kto patat e Doçerat. Kta ja projektojne realitetin virtual Bashes. Dhe akoma e vazhdojne lojen.

          Përgjigjjuni
          1. g
            goni

            Pune shpendesh...pata e rosa.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjithmone e verteta

              Po po me ate mendje flini, luli te hape kutine e kimit ku ka vetem llafe kunder Berishes. Po' te kishin fakte do I kish nxjerre laqka americane me kohe. Sa per lulin te kete kujdes me kutite e tij e zullumet qe ka bere vete.

              Përgjigjjuni
              1. M
                M

                Fakte ka plotë ...janë të gjitha ngjarjet famë keqe, por provat janë fshehur e shkatërruar...mos ngatëro dollarin me k..in.ato fakte tregojnë dhe zullumet e lulkës,sidomos pas kthimit nga Kosova në çdo katrahurë janë dy përbërësit kryesor.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  MM

                  Te falenderoj per sqarimin. Fakte per mua jane ato qe jane te tilla per drejtesine e nje shteti te pakorruptuar. E kuptoj shume mire qe fakte te tilla ne Shqiperine e korruptuar deri ne fyt nuk ekzistojne e nuk do ekzistojne keshtu qe rrini te qete. Sa per ato qe ju quani fakte jane fjale byrektoreje. Dhe sa per dollaret po gojet tuaja te Liga thone qe ne Gerdecin e tragjedise jane te perzjere amerikanet tane te shenjte ndaj Saliut nuk I hyri gjemb ne kembe. Ajt shendet.

                  Përgjigjjuni
              2. A
                Aleksander

                Po ka pd ne Shqiperi?

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nji kamarjere e Kostum Hollandez qe nuk -

                  -s'kishte za ,me knu si nji Kendez ! Borat Veshgjati o shokeni qe beri 5-Vila ne Shqiperi dhe Akuzohet per disa afera korruptive si Vjedhje te Buxhetit te Shtetit (Rruga Durres -Morine ) e fondet e Ministrive qe i kaloj direkt ne Kontot e tij ne Hollande , per vrasjen e 21 Janarit ,Firmosjen e Teritorit Detare Shqiptare ne favore te Greqise , duke bere Treadheti Kombetare , bashkpunimi me Serbet kunder UCK-se nasjtrimi me Kliniket e zorreve te serbeve , ne Has (Shtepia e Verdhe ku i shkerdhehej putana me zezaket hollandes) etj etj tradheti e penalizime , ka edhe Biznes ne Hollande !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Perse nuk ka folur asnji Bir Kurve i Qeverrise per kte Fakt ??????????? Cfar Biznesi ka Sharlatani Borat ne Hollande duhet te filmohet dhe Spak te filloj menjiher Hetimet , nqs zoja Kim eshte kunder Korrupsionit e Krimit te Organizuar pra don Drejtesi ne Shqiperi . Faleminderit gazeta tema . Ku eshte ai mo investiguesi kokmadhe qe merret me zbulimin e Krimit e Mafiozeve Shqiptare neper Bote ? Thuajani atij se kushedi , na i bo Resmen e duhur bashes kllounit hillandez qe shpartalloj Shtetit Shqiptare . Ja pra se si Kamarjeri o bo Miljonere qe Rama s'bohet dot as per 80-vjet cfar basha arriti ne 8-vjet ! Ja tha ne sy ,ne Parlament dhe Bijt e Kurvave heshten ,asnji nuk bzeu

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Nese nuk hap kutine e pandores, do te thote qe Basha ka luajtur lojen e urdheruar nga saliu; pra lojen e skllavit ndaj padronit.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luli

                      Kjo ishte e gjitha loje e Berishes dhe Bashes !Kur ka budallenj qe i besojne mire ja u bejne Si do te flas Basha kur gjithe maskaralleqet I kane bere bashke!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pelioni

                        Që Saliu është,vrasës,i korruptuar,tradhëtar,agjent,minues i demokracisë këtë e dinë të gjithë shqiptarët,përjashto ato këllirat Alla Sali që për salinë lanin sytë në lanë por ky Lulushi që deri dje ishte manekini i sb në krye të pd-së dhe që sot pretendon se ka fituar pavarësinë, absolutisht duhet të flasë bile me zë të lartë për të mirën e opozitës e të qindra mijërave demokratëve të ndershëm e për t'a verë të pavlefshëm parimin salinian pa mua s'ka PD,pa mua s'ka Shqipëri,po ika unë flaka t'i bjerë Shqipërisë,PD,e demokracisë.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Prodesori kur e nxorri.

                          Ti rruajne leshte Saliut.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Non Liza e tokes xanum

                            kurva Basha nuk hap dot kutine e Pandores se te gjitha vjedhjet dhe krimet jane bere ne bashkepunim Berisha -Basha Kete e di Berisha shume mire prandaj ben si i forte ,ne fakt eshte nje frikacak dhe mashtrues ordiner ...tipik malok ndersa Lyli tipik bythq.r

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fat man

                              Pata u be rose...

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Olti Hipopotam Curri

                                Akoma Berisha kunder Bashes ju hahaha eshte loje e 3 se vertete te Bermudes Berisha

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lufi

                                  Ky eshte sa bythec aq edhe teveqel. Shtqyr qe u shporr! Kaq kohe e humbur. Te pakten tani ne vend te shpreses se kote me kukulla, kemi bindjen qe PD vdes me bajgen. Ky, Peng. Ja dorezoi vete bajges me marifete qe kerkonin te mashtronin amerikanet. E vetmja menyre qe te pretendosh dicka nga ky trangull pa tru e pa bosht, jane prangat. Aty po, do filloje ti shese te gjithe! Por Bajga e Vicidolit do ta ricikloje perseri. Me mire brenda eturazhit berishist dhe gojembyllur, se sa dhurate per drejtesine. Pastaj ky eshte aq idjot, sa kur te hiqet si kundershtar i tmerrshem, o te le perjete ne pushtet si Ramen, o ngjall te vdekurit nga arkivoli, si Bajga e vicidolit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gazetaret duhet te pyesin perse Heshti Qeverria

                                    Perse Heshti kaq gjate Qeverria e KM Ram bashke me shpuren e tij Maskarenjeve , kur te Gjithe dinin se basha ,qe kakariste si pule Hollandeze ne Parlament e ju shitur si Kaposh Kamerave ,duke tentuar te trashi zerin, asnji nuk ka Denoncuar BIZNESIN qe Kllouni basha ka ne HOllande me MIljonat e vjedhura Shtetit Shqiptare ??????? Kjo do te thote ; se e gjithe Qeverria eshte e Korruptuar dhe po vjedh Shqiperine njello si Kerma e Hollandes . Perse Qeverria nqs lufton Korrupsionin nuk e denoncon bashen per Biznesin e tij ne Hollande siedhe Bizneset e salih berishes ,ilir metes etj Hajnave te Shqiperise ? Per cfar dreqit derdellit TV zoti KM kur puna e tij nuk eshte Zhurma qe ben kot Medieve ? Perse kane Heshtur kjo Qeverri per Hajnat nderkohe qe i kane ditur te gjitha ???????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Me DUAR TE PASTRA !

                                      Berisha me duar të pastra , gështenjat i ka nxjerë me duart e Luleve , kështu që dhe po u hap ndonjë kuti , mos prisni të gjeni duart e Berishës !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Patronazhisti

                                        Sa e lodhshme jeta: per pakujdesi per pak lexova edhe perla- budallallëqet e Yildis Patës, duhet t’i bësh ballë devijimeve natyrore të mungesës së neuroneve tek shpendet amfibë si patoku urithor i Temës! Patat e Ymerit do behen kontrollore ne Rinas. That's for sure!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Great

                                          Haha great

                                          Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje