
Parlamenti Europian ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure raportin për Shqipërinë, i cili ka kaluar me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 vota abstenim.
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, u shpreh se Shqipëria po e përmbyll në kohë rekord procesin skrining. “Ne besojmë se do të krijohen kushtet që procesi i anëtarësimit në BE të përfundojë deri në vitin 2030. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, u shpreh Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.
Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, u shpreh se procesi skrining pritet të mbarojë në muajin nëntor të këtij viti.
“Që nga dita e parë e këtij Komisioni, Ballkani Perëndimor ka qenë prioriteti ynë. Angazhimi i përbashkët ka sjellë progres. Që nga debati i vitit të kaluar ka një zhvillim thelbësor: gati një vit më parë, ne hapëm negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Ky ishte një hap i madh për vendin dhe një njohje e qartë e progresit të Shqipërisë në avancimin e agjendës së reformave të BE-së.
Ne duhet të mirëpresim mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë nga Parlamenti Evropian për integrimin e Shqipërisë në BE dhe gjithashtu për negociatat e vazhdueshme të anëtarësimit. Ne planifikojmë të përfundojmë procesin skrining deri në muajin nëntor. E ardhmja e këtij vendi me siguri i përket Bashkimit Evropian dhe mendoj se ky është vendi që ka bërë më së shumti në këtë mandat jo vetëm për të kapur hapin e radhës, por edhe për të bërë progres real në terren dhe për të ndryshuar realitetin”, tha Oliver Varhelyi.
qe te futet albanistani ne BE duhet te dali nga turqia dhe nga lidhjet islamike, domth kurre.
Boll o Dekar, se si Islami si Ortodoksizmi ne thelb nje mut jane, me rregulla lindore.
O po te na heqi vizat amerika pa pirdhi ne te BE-se . Po hoqi vizat amerika ja hodhen shqiptaret ....as nuk krahasohet USA me BE, qofte nga puna qofte nga te ardhurat . Shume individe te BE ne USA shkojne per te punuar dhe jetuar......nuk ithone kot toke e premtuar.
Merite e madhe e Edi Rames.
Po ne vitin 2030 une do keme vdekur; kot punova e sakrifikova se do antarsohesha ne BE; pa lere sikur ne vitin 2030 Be te jete shperbere. Keta punojne per brezat e gjarperinjeve dhe jo te njerzeve