
26 prokurorë të rinj do të bëhen pjesë e sistemit gjyqësor, duke filluar nga nesër. Ata u betuan sot përpara ministrit të Drejtësisë, drejtuesit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe prokurorit të Përgjithshëm.
Ky i fundit vuri në dukje momentin kaotik në të cilin gjendet drejtësia aktualisht për shkak të numrit të lartë të dosjeve, që presin në radhë për tu hetuar e gjykuar.
"Ne mezi po ju prisnim, për faktin se sistemi i drejtësisë është duke kaluar një fazë shumë të vështirë, mjaft komplekse. Për fatin tuaj ndoshta të keq, kontributi juaj do të jetë thelbësor në kapërcimin e situatës. Do të gjeni një situatë ndoshta kaotike", tha Cela.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nënvizoi se secili prej tyre tashmë është i ngarkuar me barrën e provës. "Një dosje e plotë me prova fajësie është fytyra e një prokurori të aftë dhe të zotë", tha Manja. Shumica e magjistratëve të rinj, që u bënë pjesë e drejtësisë do të punojnë në gjykatat e rretheve.
Keta Celaj nga Skrapari merren me droge te gjithe.
Keta Celaj nga Skrapari merren me droge te gjithe.
Shiko keto te dy dhe e merr vesh se cfare sistemi drejtesie mund te presesh nga keto dy vemje.
Sistemi do e mari veten kur te rriten sternipat tane...se kta prokuroret e gjyqtaret e rinj duan minimumi nja 5 vjet te marin pak ere nga zanati...
Po pse vazhdon te jete kryeprokuror ky Cela? Une e kam pare vetem ate dite qe u emrua dhe degjova dhe angazhimet e tij qe do bente njeren, por me sa shikoj dhe ky beri veren si Gjici me Almen