Përçarja në PD, Kulluri: Deputetët e grupit Bardhi të kishin hapur parti të re dhe jo t’i bashkoheshin Berishës

10 Shtator 2023, 14:00Politika TEMA

Përçarja në PD, Kulluri: Deputetët e grupit Bardhi të

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar situatën brenda kampit blu.

Kulluri i cili një ditë më parë u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë, tha se ftesa e Bashës ishte një akt politik dhe nuk kishte asnjë arsye përse të mos i përgjegjës pozitivisht një bashkimi me grupin e Bashës.


“Ftesa e zotit Basha është një akt politik. Nuk ka asnjë arsye të mos t’i përgjigjesh pozitivisht, ka ardhur një vit më parë, jemi takuar disa herë dhe kemi diskutuar për shqetësimet e opozitës”, tha Kulluri në një intervistë për Report Tv. 

Kulliri shtoi se të gjithë deputetët që iu bashkuan Berishës për të vazhduar karrierën politike.

Sipas tij, deputetët e grupit Bardhi nëse nuk ishin dakord me Bashën duhej të kishin krijuar parti të re politike dhe jo t’i bashkoheshin Berishës, të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Kanë rënë kushtet pjesërisht për të cilat u ndanë. Kushtet e ndarjes me Berishën nuk kanë rënë. Berisha është sërish non grata. Ata kanë bërë një rezolutë në kuvendin e 11 dhjetorit.

Deputetët duhet të sqarojnë a është tërhequr SHBA apo kanë ndryshuar deputetët mendjen për shpalljen non grata të Berishës. Argumenti ka qenë se Berisha ka më shumë vota se Basha, po bëjnë një zgjedhje pragmatiste. Unë mendoj që Rama ka më shumë vota dhe rruga është e hapur për të shkuar në PS.

Kushtet në të cilat ndodhet ky grupim sot në raport me Rithemelimin nuk ka ndryshuar. Është një diskutim për vazhdimin e karrierës. Unë e gjykoj gabim.

Është më mirë të krijonin një parti politike, të distancuar si nga PD dhe Rithemelimi, por se kanë kapacitetin dhe interesin për një lëvizje të tretë. Çarja dhe ndarja është aty dhe të tregonin që ishin më të zotë. Këtë gjë nuk e kanë bërë se nuk është grup i strukturuar politik”, tha Kulluri.


Një koment e pati edhe për zgjedhjet në Kukës, ku Partia Demokratike vendosi të mos dalë me kandidat për shkak të përçarjes.

“Situata është e ndërlikuar. Ndarja në dy palë subjekte zgjedhore, njëra me siglën e LSI dhe tjetra me siglën e PD krijon një problem në garat për bashki.

Nëse PD zyrtare nxjerr kandidat, do thonin që po saboton kandidatin e rithemelimit, nëse nuk hyjmë, pse nuk huni? Kjo është një pyetje që i duhet drejtuar rithemelimit, po të hynim do thonin po na hiqni votat”, tha Kulluri.

8 Komente

  1. Y
    Y R P

    Po mire thote Kulluri te kishin formuar parti te re e ta quanin partia e LGBS ose dhjertore Nr2 me kryetar Gazka i ishPD .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Ca krijese e lige ky sharlatan ! Ky po aq sa eshte deficent eshte edhe langaraq

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dukaqoti

        Pergjigjja e Kullurit per mos kandidimin ne Kukes nuk eshte bindese. Ai i shmanget te vertetes . Arsyen e di ai , po nuk eshte i sinqerte , filloj qe ne fillim ta dredhe .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Melyshi

          Kolluri i Berishes Sek. Pergj. Min. Mbrojtjes e beri Saliu vodhi prona pa fund tani do rregulloi Partine e Ljlit si mekemes i Saliut. Brovo kollur me ere hijene qe rri me camcakez ne goje si Haoxha me zile ne pazar qe te trembte bletet se naten vidhte blete... .Jo per ndonje gje por Ju na Vlona shquheni per hajdute...bej te fala Arben Imamit..!!!

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Kulluri po arsyeton gabim per zgjedhjet ne kukes.Dilemat nuk duhet te egzistojne me.PD zyrtare eshte e ndare nga foltorja,ka distance ekuivalente si me partite e tjera te djathta dhe gara behet sipas parimit sejcili per vehte,zoti per te gjithe.Po filluat te trembeni se mos i prishni pune foltores dhe te trembeni se cmund te thote Berisha ,te jeni te sigurt se Berisha cfardo te beni ju prap do ju shaj dhe denigroj.Ai mund tu afroj vetem kur i duheni dhe mbasi mbaron pune u shkelmos.,veshtro deputetet e Bardhit qe vane tani tek ai ne fund kur te mbaroj pune.Partia eshte krijuar te garoj ne zgjedhje,ndryshe ajo shkrihet

            Përgjigjjuni
            1. t
              toni mavrija

              Kulluri nje funderine.

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Besoj se PD sot eshte e kristalizuar mire si parti dhe nuk e ndjen shume presionin e faltores. Faktori kohe eshte per PD, Berisha e faltorja nuk e kane kohen e SHBA me vete.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saliu djali i vukut

                  Ky car nga doli tani,se e kena pa duke dhane drejtime kundra bashes,ajde njerz pisa dhe pa moral

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje