Përplasja për UÇK, Deputeti i LVV: Hipokrizi e Ramës; Xhafaj: Reagimi i Kurtit, absurd. Ta fshijnë nga Facebook!

17 Tetor 2025, 08:20Politika TEMA
Përplasja për UÇK, Deputeti i LVV: Hipokrizi e Ramës;

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar në Tiranë kundër Gjykatës Speciale të Hagës, është shënuar një debat politik ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Për të trajtuar këtë çështje si zgjedhjet vendore në Kosovë, në emisionin “Tema e Ditës”, të moderuar nga gazetari Arbër Hitaj, u ballafaquan qëndrimet e deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, dhe ish-deputetit socialist, njëherësh ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme, Etjen Xhafaj.

Diskutimi u përqendrua në vlerësimin e protestës, rolin e institucioneve shqiptare dhe raportin me Gjykatën Speciale.

Rrustemi deklaroi se Vetëvendosja mbështet çdo reagim qytetar kundër Gjykatës Speciale dhe në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

Ne vlerësojmë, mbështesim dhe përshëndesim çdo reagim qytetar kundrejt Gjykatës Speciale të Hagës dhe në mbrojtje të ish-luftëtarëve të UÇK që po mbahen padrejtësisht atje,” tha ai.

Ai shtoi se partia e tij ka qenë konsistente në kundërshtimin politik të kësaj gjykate, si në aspektin e argumentimit, ashtu edhe përmes protestave.

“Jemi i vetmi subjekt që pa kalkulime elektorale kemi dalë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.”

Deputeti Rrustemi u shpreh se “Është fakt që z. Rama në korrik apo në fillim të gushtit të vitit 2015 ka ardhur me helikopter në Prishtinë në mënyrë urgjente për t’u takuar me z. Thaçi dhe z. Mustafa në funksion të themelimit të Gjykatës Speciale dhe miratimit të amendamentit kushtetues që formonte këtë gjykatë. Dhe disa javë më pas u themelua Gjykata Speciale,”.

Nga ana tjetër, Etjen Xhafaj replikoi duke theksuar se protesta nuk është organizuar nga qeveria shqiptare dhe se kryeministri Rama ka shprehur mbështetje për luftëtarët e UÇK-së.

Së pari, ne jemi duke folur për një protestë që zhvillohet nesër në Tiranë, që quhet ‘Drejtësi për Çlirimtarët’ dhe që do të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat. Një protestë që nuk është organizuar as nga qeveria dhe as nga kryeministri i Shqipërisë,” tha Xhafaj.

Ish-deputeti e kritikoi deklaratën e Vetëvendosjes, duke thënë se ajo fokusohet më shumë në sulme ndaj institucioneve shqiptare sesa në thelbin e protestës.

Reagimi i sotëm i Vetëvendosjes flet për protestën vetëm në paragrafin e parë nga tetë të tillë. Dhe në shtatë paragrafët e tjerë thekson rolin që ka pasur Lëvizja Vetëvendosje dhe qëndrimet e saj dhe kritikon jo vetëm kryeministrin e Shqipërisë me emër të përveçëm, por kritikon edhe institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe e mbyll me një këshillë që u bën institucioneve mike se çfarë duhet të bëjnë ato,” tha Xhafaj.

6 Komente

  1. P
    Patrioti

    Z. Adnan, informacioni jot ka nevoje per nje saktesim: Rama erdhi ne Prishtine hipur ne gamor dhe jo ne helicopter! Je deputet, mor zotni, pse ben nje demagogji banale. Gjykata u krijua nen presionin e Perendimit per te penalizuar krimet dhe pastruar UCK nga shpifjet dhe jo per te denuar udheheqesit e saj dhe penalizuar luften per liri te Kosoves!

    Përgjigjjuni
    1. d
      drin

      Edi Rama ka komunikim të shkëlqyer me shumë lider të BE dhe SHBA e kundërta ndodh me idjotin Kurti dhe me gomrrët që i shkojnë pas,si shpegohet kjo ndoshta ky idjot kërkon ta bëj BE si Kosova e jo Kosovën si BEja...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Me bordelloñ e Prishtines qe ka 9 muaj pas zgjedhjeve e nuk ben dot qeveri, eshte mire qe uŕat te priten sa me shkurt, pasi jane mesuar me samarin e serbit ne kurriz

        Përgjigjjuni
        1. T
          TRAPA JANE.

          Nese ligjeshmeria e pavarsine se kosoves po denohet dita dites,nese UCK po njollose dite e nate,ne Gag e dhe jashte saj,autoret e kesaj vepra jane serbet,prokuroret e hages dhe Lulush bilbilush hollandezi dhe Al Bin kurt Vladimiri nga Mali i zi.Lufta per karrike dhe sigurine e saj eshte me e shtrenjte se lufta per ardhe,ky eshte motivi i VV dhe Al Bin Kurtit.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ladi

            Eshte taktike dhe strategji e udb-s serbe, me aktore kryesore S. Berisha dhe A. Kurti.

            Përgjigjjuni
            1. 0
              0

              Saliu dhe Kurti 2 antishqiptare

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje