Është përshkallëzuar protesta e opozitës para Parlamentit, ku protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të policisë, ndërkohë që forcat e Rendit nisin shpërndarjen e turmës me ujë.
Nga molotovët janë dëmtuar makina, ndërkohë që policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Më herët protestuesit dhe deputetët e PD-së shtynë efektivët duke tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë që “blutë” po i shtyjnë duke ruajtur perimetrin.
Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë, ndërkohë që deri më tani nuk është përdorur molotov. Një autobot është i gatshëm pranë Parlamentit për shpërndarjen e turmës, ndërkohë që janë krijuar dy kordonë policorë.
Bufi dhe Bufonet nuk e kuptojne qe çdo skene dhune eshte favore per mazhorancen.
Opaaaaa, thone tani se Saliu ka urdheruar banden e tij ne Spak Dumani-Dado-Premci qe te urdherojne arrestimin e komplet Policise se Shtetit me akuzen se policia hodhi molotovet, sipas Saliut. Ndersa gangot e Saliut Bani e Pellumbi jane gati te firmosin praburgimin per Polocine e Shtetit.