Protesta e opozitës, Çupi: Janë konsumuar për shkak të kotësisë. Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard

10 Shkurt 2026, 18:45Politika TEMA
Protesta e opozitës, Çupi: Janë konsumuar për shkak

Partia Demokratike ka thirrur këtë të martë simpatizantë në protestën e saj kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “ Tirana Live” tha se protestat e Sali Berishës nuk sjellin asgjë të re, madje ato janë konsumuar deri në pikën që vetë Çupi i cilësoi si “tubime kotësie”.

Ai theksoi se shqiptarët e dinë tashmë se kush është Sali Berisha dhe cilat janë bëmat e tij. Sipas Çupit, Berisha është i vetmi perSon, që derdhi gjak në atë bulevard për të mbajtur pushtetin.

“Sa herë shikojmë këto protesta, janë konsumuar edhe vetë vëzhgimet, janë konsumuar për shkak të kotësisë. Gjithmonë më shkon mendja te hall i këtij bulevardit, është hall i vërtetë. Mos ta quajnë më “kilometri i fundit”, por një  ngjarje e shëmtuar në këtë bulevard.

Ai është i vetmi që derdhi gjak në atë bulevard, erdhi një djalë nga Tropoja dhe e bllokoi bulevardin. Ky është gjakatar. Ky njeri nuk kthehet për demokraci, për liri, por kthehet për arsye të instinktit në vendin e krimit. I vetmi Sali Berisha që ekzekutoi në mes të bulevardit dhe në sy të të gjithëve. “, tha ai.

6 Komente

  1. C
    Ciaooooo bufiii

    Katundaret vizitojne Tiranen , Bufi kenetes kalone mbremjen ..... mirupafshim ne protesten tjeter

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spiuni

      Po ku mer munges ÇUFUA e njërzit kështu duan o ÇUFO të protestojnë Kurse ti nuk do , ska problem ri në kafe je në regull Çfar të shqetson O ÇPUF

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alb

        Si nuk u lodh ky qen bir qeni ,ka 35 vjet qe ulerin.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjeli

          D.m.th protestat e kotesive. Shkruaj nje liber z. Cupi per breath e ardheshme

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mentori

            Kjo është politikë prej karagjozësh primitivë. Egërsirat lumturohem me tragjedia njerëzore. Deri kur do të lejohen egërsirat të vendosin fatet e jetëve tona?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mirësia

              Këta politikanë janë shakaxhinjtë e përparimit dhe gjithnjë do të identifikohen si karagjozë të shpëtimit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje