Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

10 Shkurt 2026, 17:10Politika TEMA
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në protestën e tretë kombëtare të thirrur nga PD-ja, ku kërkohet largimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike, pas aferave të fundit korruptive në vend.

Një pjesë e protestuesve janë përqendruar në selinë blu, ku ka mbërritur kreu i PD-së Sali Berisha. Protestuesit pritet ta shoqërojnë kryedemokratin në marshimin e tij të zakonshëm në drejtim të Kryeministrisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se do të ketë masa shtesë me më shumë efektivë, ku rreth 1400 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe strukturave të tjera do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.

Përfaqësuesit demokratë që do të mbajnë fjalën në tubimin e sotëm, janë Ilir Alimehmeti, Xhonatan Pano, Desada Xhetani, Agron Gjekmarkaj dhe kryedemokrati Sali Berisha.

4 Komente

  1. J
    J

    Protest kunder korupsionit qe drejtohet nga njeriu me i korruptuar ne Shqiperi Sali krimineli.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diaspora

      Alimehmeti je bere si miu i arravet po ik more majmun se ti nuk jake iden por ti nuk dine as me vizituar pacientet more kastravece.

      Përgjigjjuni
      1. P
        POSHTE BERISHISTET!

        O BERISH O LEGEN. KOT E KE , NUK NA GĒNJEN.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Vata

          Ardhet si Shkurta e shkofte si Shkurta

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje