SPAK ka mbyllur hetimit dhe ka kaluar dosjen për gjykim një vit pas arrestimit të Erion Veliajt. Kryetari i Bashkisë së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe me 28 persona të përfshirë do të përballen tani me gjykatën.
Në studion e Top Story, analisti Arion Sulo tha se është tejkaluar koha e paraburgimit, prokurori ka tejkaluar kompetencat dhe ende Veliaj nuk është njohur me dosjen. Kryebashkiaku është pa avokat, tha analisti, ndërsa sipas tij “Veliaj e ka marrë mësimin nga Rama”.
“Ka një ndryshim të retorikës së kryeministrit ndaj Veliajt, duke dashur që të shpëtojë znj. Balluku dhe të kryejë hetimin në gjendje të lirë, kundër asaj që thotë SPAK. Gjykata e ka tejkaluar procesin, kohën e paraburgimit dhe afatet. Veliaj nuk është njohur me dosjen, kjo është skandaloze. Burgjet tona nuk sigurojnë një kompjuter për të parë 60 mijë faqet e dosjes. Është pa avokat dhe audiot që kanë dalë së fundmi nga dita e diel, kanë nxjerrë në pah një sjellje të prokurorëve në tejkalim të kompetencave. Pra nuk është njohur me dosjen. Ka kaluar një vit fiks nga arrestimi, çështja kaloi sot për gjykim. Ka të pandehur që u janë parashkruar afatet, po mbahen vetëm sepse mbahet Veliaj. Këtu ka probleme SPAK dhe GJKKO. E treta, po, Veliaj e ka mësuar mësimin nga Rama. Çështja sot kaloi për gjykim, por ai vazhdon të jetë në paraburgim”, u shpreh analisti.
Po edhe nëse ia japin dosjen,si mendoni a do të mundet për 2-3 javë ti lexojë e analizojë 60 000 faqe!?SPAK-KAK duhet heshur në gjiriz.
Po ku i katandisi avokatet e tij Lali? Perse i largoi avoqeterit? Pikerisht per te sabotuar fillimin e gjyqit. Ju kujtohet Luli me akuzen e shperdorimeve me rrugen e kombit? Nuk paraqitej ne gjyq duke sajuar lloj lloj justrifikimesh te genjeshtra derisa me ne fund nuk u gjykua se kaluan afatet dhe nuk u denua kurre! Por ne ate kohe gjyqtaret ishin te saliut dhe e dinin mire ta luanin lojen. Sot kemi prokurore dhe gjyqtare me te pergjegjshem qe dine mire te bejne detyren. Gjyqi filloje dhe te akuzuarit (ne mos gaboj jane nja 30) po te duan te paraqiten dhe te mbrohen me avoqeterit e tyre ose te shtetit, po nuk duan do te gjykohen ne mungese sipas ligjeve ne fuqi! Sikur te jepeshin live seancat do behej akoma me mire per transparence te plote me publikun.
Flasim per dosjen e aktakuzes qe i mohohet! Ne cilin vend te botes te mohohet e drejta per te pasur dosjen e akuzes? Ne cilin vend te botes Gjykata qe te falsifikon firmen nuk pergjigjet per kete shkelje flagrante para ligjit?
Rama është përgjegjsi kryesor që Veliaj nuk lexon dosjen e tij .Duket qartë sjellja pa kuptim e drejtorisë së burgjeve që varen nga pushteti kur prokuroria nuk ka kërkuar regjim special.Rama në emër të reformës po shkel të drejtat e Kryebashkiakut. Rama bën sikur se kupton se reforma në drejtsi është një dështim i plotë dhe shêrbeu vetëm për të pastruar ish korrupsionin e gjygjtarëve qê kaluan filtrat e pastrimit ku ngelnin vetëm ata që kalonin dyfishin e dyfishin e pasurisë pa të ardhura të ligjshme
skandaloze pa ndigju ne asnje vend te botes ka dosje me 60 mij faqe sikur ky korrupsion ka 500 vjet kohè kujtojne keta mjeran e analfabetet e plepave se nuk merr vesh kush fatkeqsi kombetare.