Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme publikoi mëngjesin e sotëm detaje nga takimi në Washington me Zëvendëssekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në botë.
Spiropali njoftoi se në fokus të takimit ishin çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në takim u trajtuan hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.
“Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta”, shkroi Spiropali në facebook.
Në Washington zhvillova një takim përmbajtësor me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në mbarë botën.
Folëm për çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.
Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta.
E tmerrshme ssa e ka perpunuar fytyren e vet ne foto e shkreta. As ndonje influencer e lire nuk e ben kete.
Ngele kortidoreve dhe nuk le kamariere, guzhinjere, zevendsa e ndihmesa pa dale ne foto. Mblidhu ne Shqiperi se i grive parate e shqiptareve
Oh, Elisa strikes again. Postim copy-paste. Te njejtat fjali boshe qe perdor per cdo takim: "aleate e besueshme", "zeri i Shqiperise degjohet", "jo protokoll apo fotografi". Takim rutine me diket shume poshte rangut te vet, qe shitet si sukses i madh. A zgjidhe ndonje pune? A do hiqet Shqiperia nga lista e ngrirjes se vizave te emigracionit? A do na mbeshtesin per integrimin ne BE? Dhe me e bukura qe thote nuk eshte per fotografi, dhe pastaj i fut nje fotografi me 10 filtra si adoleshente e pasigurte.
idiote e certifikuar!