Çfarë ndodhi të premten në Gjykatën Kushtetuese? Sondazhi: Presioni i Berishës funksionon ende

9 Shkurt 2026, 22:51Politika TEMA
Çfarë ndodhi të premten në Gjykatën Kushtetuese?

43.3% e shqiptarëve mendojnë se ndikimi dhe presioni i Sali Berishës funksionon ende në Gjykatën Kushtetuese.

Në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, të anketuarit janë të ndarë lidhur me atë çka ndodhi të premten në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi teknikisht padinë e kryeministrit, lidhur me çështjen Balluku.

Ndërkohë lidhur mbi këto zhvillimet, 37.2 përqind të tjerë mendojnë se shumica bëri reformën dhe ka të drejtë ta korrigjojë atë, ndërsa për 19.5% të shqiptarëve, mosvendimi i Kushtetueses mbi padinë e kryeministrit, tregon dështimin e reformës në drejtësi, 19.5%.

1238 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hëne në ‘Zëri i Shqiptarëve’, në ABC News.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%

7 Komente

  1. D
    Drejtesia e re duhet rafshuar, nje tjeter duhet nd

    Pra populli mendon se Saliu edhte pronar defacto i sektit mafioz Spak Gjkko GjK.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Domethene edhe per gjykaten kushtetuese qe i ka emeruar Rama si thanat e nastradinit fajin prape e ka Saliu ???????????? Boll se late nam! Prite kur te na thone fajin qe vjedh Rama me Belen e ka Saliu..

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Jo vetem ketu po ne tere gjyqesorin ,Jane mbi 50% falangat e saliut e te Likes ,Plus beniaminet e Argites

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravooooo

          aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Me ne fund nje artikull qe thote qe fajin e ka Saliu, dicke e re ne media.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alex

            Cfare te bejne gjykat tona , marrin shembull nga haga ha ha

            Përgjigjjuni
            1. X
              XXX

              Edhe thone qe propaganda vdiq me Gebelsin. Shiko cfare lavazhi truri u eshte bere shqiptareve duke degjuar perdite se fajin e ka Saliu. Jo se Saliu eshte burr i mire, eshte po ai qe vrau njerez ne bulevard per te ndenjur ne pushtet. Por pas 13 vitesh ne pushtet te Edi Rames, te besosh akoma se Saliu ka me shume ndikim se Rama, eshte cmenduri. Nese GJK ka pasur ndikim, ka pasur nga ambasadoret qe vajtem e me rradhe dhe i takuan, po ata qe ndenjen ne salle deri sa u zgjodh kryetati i SPAK.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ali Baba dhe kusaret e panumert

                Po ai qe e vodhi, nuk pati faj fare. Po perpiqeni te shisni si ngerç institucional nje gje shume te thjeshte: hajdutet perpara drejtesise....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje