Reforma në Drejtësi, e konsideruar prej vitesh si shtylla kryesore e transformimit institucional në vend, duket se ka humbur ndjeshëm peshën e saj në gjykimin e qytetarëve.
Të dhënat e sondazhit të fundit tregojnë një nivel të lartë zhgënjimi dhe indiference ndaj rezultateve të saj konkrete.
78.5% e të anketuarve shprehen se Reforma në Drejtësi ndikon pak në gjykimin e tyre politik, pasi janë të zhgënjyer nga ecuria dhe rezultatet e saj.
Një tjetër grup, 19.4%, deklaron se Reforma nuk ka ndikuar aspak në gjykimin e tyre politik, duke theksuar se kanë qenë që në fillim kundër saj.
Ndërkohë vetëm 2.1% e të anketuarve shprehen se Reforma në Drejtësi ka ndikuar shumë, madje edhe në ndryshimin e votës.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%
Kete sondazh ta dergoje ne Bruksel ambasadori Gonzato, e ti beje te fala BE nga shqiptaret. Kjo vote mund te jete pak a shume nje dite edhe per pritshmerine e popullit tone ndaj vete BE qe po perendon!
Sondazhi tregon ate qe kemi then disa here,sa me shume Banda e krimineleve te Saliut ne Spak- GJKKO godet qeverine me thashethemet e tij aqe me shume shtohen votat per PS dhe Edi Ramen.
Shume e vertet spak kaka kishte qen fallco komplet .nuk behet Shqiperia edhe pik jemi rrace e poshter shume hajduta shume njerez fallco nuk duam njeri tjetrin nuk duam shtetin ne
Ky është qartësisht sondazh jo i vërtetë, ose i manipuluar ose me porosi. Pra me shumë gjasë është bërë te militantët e PS (nëse vërtetë është bërë me sms). Nëse ka një shpresë te shqiptarët se gjërat mund të ndryshojnë për mirë në këtë vend, dhe të ketë ndëshkim për të korruptuarit, kjo është drejtësia e re. Pa ndëshkim të korrupsionit nuk hyjmë dot në Europë, në BE. Ai që po sjell pengesë është Babloku i cili po mbron Ballukun me çdo kusht se kanë ngrënë dardha bashkë. Kjo do i kushtojë më raportin me BE dhe integrimin.
Nuk munde te kete rreforme ne drejtesi me njerez gjobaxhi e hajduta, mafjoza e shpirt ligj. Shpellareve nuk munde tu besosh per asgje, te vrasin naten e te qajne diten.