Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

9 Shkurt 2026, 23:00Politika TEMA
Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të

Komisioni i posaçëm parlamentar për Nismat Qytetare, nën drejtimin e Fatmir Xhafaj, ka nisur zyrtarisht punën për shqyrtimin e peticionit të banorëve të zonës së ish-Kënetës në Durrës.

Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi kalendarin e punës për periudhën 9–27 shkurt 2026, ku fokusi kryesor do të jetë situata e rënduar nga përmbytjet në këtë zonë.

Peticioni, i nënshkruar nga mbi 800 banorë, i drejtohet Bashkisë Durrës, por për dijeni edhe Kuvendit dhe Qeverisë. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente në infrastrukturë për të parandaluar përsëritjen e përmbytjeve masive, si ato që ndodhën në janar dhe shtator të vitit 2025.

Bashkërelatori Onid Bejleri prezantoi planin e veprimit, i cili përfshin vizita faktmbledhëse në terren në zonën e “Durrësit të Ri”, seanca dëgjimore me banorët dhe përfaqësuesit e institucioneve, si dhe përgatitjen e një raporti përfundimtar me rekomandime për zgjidhje afatgjata.

1 Komente

  1. Z
    Z

    Kar-misioni merret me kerkesat e zaptueve te tokes dhe pronat e te tjereve? Kjo kerkese te shqyrtohet pasi te sigurohen fakte mbledhese ne terren qe keta zaptues nuk kane toka ne zonat nga kane ardhur, n.q.s kane t'ja u dorzojne pronareve qe u kane grabitur pronen. Vetem keshtu behet drejtesi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje