Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Nick Abbott.
Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në një sërë fushash, si dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
“U takova me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nick Abbott me të cilin bashkëndamë vlerësimin për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në shumë fusha, organizata ndërkombëtare, ku nënvizojmë fushën e sigurisë si anëtarë të NATO-s por edhe për bashkëpunimin policor. “ shkruan Balla në rrjete sociale lidhur me takimin.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS shprehu krenarinë për integrimin e suksesshëm të diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe.
“Jemi shumë krenarë për integrimin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe në jetën ekonomike, sociale, kulturore, tanimë edhe në jetën politike me shqiptaro-britanikë që kandidojnë për partitë politike britanike.”
Në takim u theksua se diaspora shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar mbetet një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve, duke kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Tani nga 200 pound visa vajti 400 pound
Sē pari ky i Librazhdit duhet tē dijē qē PS ēshtē shkaktare e trazirave tē njēpasnjēshme nē kryeqytet, pasi korupsioni i krerēve mē tē lart tē qeveris nga Ahmeti,Beçja,Alda Klosi,Veliaj dhe Balluku., ēshtē uji qē tejmbush vazon.Ne vērtet jemi me Socializmin, por jo tē vazhdohet pa fund me kētē mēnyr qeverisje, pasi disa e shprehin, por ka nga ata qē emigrojn definitif-visht, pasi jan lodhur duke pritur tē korigjohen shkeljet nga ndērgjegja politike.Sot PD urren vēndin tonē mē shumē se armiku huaj, pasi si kryetari tyre apo deputet tē kēsaj force politike vjellin vrehēr nē BE apo me kongresmen amerikan.,po ashtu kan filluar dhe partit e vogēla tē ndjekin kētē rrugē antikombētare.Ndaj Balla nuk ēshtē ministēr i punēve tē jashtēme qē tē kaloj orarin e punēs me diasporēn nē Angli apo me tē vrarē nē Itali.Sejcili ka punēn e tijē dhe mos tē hiqet Taulanti si mbreti Zog apo Pelinçi i Mirditēs qē i ka ikur petulla si profesor