Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

10 Shkurt 2026, 11:20Politika TEMA
Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A

Nga TemA

Nëntë vite pas ngritjes së të ashtuquajturës “Çadra e Lirisë” përpara Kryeministrisë, Partia Demokratike, tashmë, me kryetar Sali Berishën, duket se po rikthehet, në forma dhe ide, tek i njëjti model aksioni politik që për një kohë të gjatë e anatemoi dhe e tregoi me gisht si një tradhëti të Lulzim Bashës.

Si lindi dhe si u mbyll ‘Çadra e Lirisë’?

Më 18 shkurt 2017, Partia Demokratike ngriti një çadër proteste përballë Kryeministrisë, duke shpallur nisjen e një aksioni të përhershëm kundër qeverisë së Edi Rama. Kërkesa zyrtare ishte “zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ndërsa kushti politik i vendosur nga opozita ishte formimi i një qeverie teknike që do të garantonte procesin zgjedhor.

Çadra u shoqërua me bojkot parlamentar, protesta të vazhdueshme dhe një retorikë përjashtuese, sipas së cilës opozita nuk do të hynte në zgjedhje pa plotësimin e kushteve të saj. Për gati tre muaj, PD mbajti një qëndrim të ngurtë, duke e zhvendosur betejën politike nga institucionet në bulevard.

Kriza u mbyll më 17 maj 2017, me marrëveshjen Rama–Basha, e cila parashikoi shtyrjen e zgjedhjeve, përfshirjen e disa ministrave “teknikë” të propozuar nga opozita dhe rikthimin e PD-së në procesin zgjedhor. Çadra u çmontua, opozita hyri në zgjedhje dhe cikli i protestës u shpall i mbyllur.

Rezultati politik: Humbje dhe asnjë përfitim

Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 përfunduan me një humbje të thellë për Partinë Demokratike. Jo vetëm që “Çadra e Lirisë” nuk arriti të prodhonte rotacion pushteti, por ajo nuk solli asnjë avantazh elektoral për opozitën. Përkundrazi, PD doli më e dobët, ndërsa mazhoranca socialiste fitoi një mandat të qartë qeverisës.

Ky aksion u pasua nga një seri veprimesh kaotike që e thelluan krizën e opozitës, siç ishte djegia e mandateve parlamentare dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, të cilat i lanë pushtetin lokal pa garë dhe e përjashtuan PD-në nga institucionet për një periudhë të gjatë. Në retrospektivë, “çadra” u shndërrua në preludin e një cikli vetëpërjashtimi politik.

Berisha kundër Bashës: “Çadra” si simbol pazari dhe shitjeje

Pas vitit 2021, kur Berisha nisi lëvizjen e tij të njohur si “Foltorja”, çadra e vitit 2017 u rikthye në akuzë për Lulzim Bashën. Berisha e portretizoi atë aksion si model të “pazarit” me Ramën dhe si dëshmi të “shitjes” së opozitës nga Lulzim Basha. Sipas kësaj narrative, marrëveshja e majit 2017 nuk ishte kompromis politik, por tradhti ndaj demokratëve.

Ironia politike qëndron në faktin se sot, në diskursin dhe praktikat e PD-së nën drejtimin e Berishës, po rishfaqen ide të ngjashme, siç është ideja e protestës së zgjatur, retorika e bojkotit dhe rikthimi i simbolikës së “qëndresës” jashtë institucioneve.

Një pyetje që militantët e Berishës nuk duan ta dëgjojnë

Fakti që Partia Demokratike vazhdon të qarkullojë rreth ideve të tipit “çadër”, “bojkot” dhe “presion i përhershëm në bulevard” sugjeron se modeli i vitit 2017 nuk paska qenë thjesht një shpikje e Lulzim Bashës. Përkundrazi, rikthimi i tij sot ngre dyshimin se ky aksion ishte një strategji e imponuar, e konceptuar më herët dhe e trashëguar nga e njëjta frymë politike që sot e dënon publikisht.

Nëntë vite më pas, “Çadra e Lirisë” mbetet jo si simbol i fitores, por si një eksperiment i dështuar opozitar, ndërsa rikthimi i saj, në çfarëdo forme, ngre shqetësimin se Partia Demokratike po rrotullohet ende në të njëjtin rreth vicioz, pa nxjerrë mësime nga një nga humbjet më të rënda të historisë së saj politike.

 

19 Komente

  1. S
    Sass

    SPAK eshte duke ngritur cader kundra qeveris per te marre pushtetin me dhune, PR dhe non grata po pregadit zjarrin per te ja vene shqiperis si cdo herr, por kryesore eshte se SPAK dhe Altin Dumqni po krijojne grusht shteti

    Përgjigjjuni
    1. m
      mergimtari

      Tradhetar i interesave te PD eshte dhe mbetet Sali Berisha, kjo thjesht per interesat e tij personale e qe per realizimin e tyre bashkepunon me Edi Ramen. Berisha e di qe vete ai nuk kthehet me ne pushtet, ndaj i intereson Edi Rama me nje pushtet te pakufizuar dhe bashke te shkaterrojne gjithecka, mes te tjerash edhe sistemin e drejtesise. Njerz mos heshtni dhe mos qendroni indiferente. Femijet tuaj do kthehen ne skllever (moderne) te alabareve, ku ne distance fijet levizen nga Rama dhe klani tij. Shpopullimin dhe shpronesimin do ta konsideroni pak, ne vitet ne vijim.!!!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Ajo që bën habi për naivët po e po, por dhe për gazetarë, analistë e opinionistë dhe ronxhobonxho të tjerë, është fakti se besojnë që marrëzitë që bënte Basha ishin të tijat, pra siç thoshte Pal Vata, që "i bënte Mehmeti me kokën e vet!". Duke njohur Berishës, naivitet është pak ta thuash. Po pse nuk bëhet pyetja: -"A kishte këllqe Lulka, 'pupet' -i përbindshit Sa-leh të ndërmerrte aksione politike madhore si bojkoti parlamentar; ai i zgjedhjeve vendore; i reformës administrative-territoriale; "Çadra" e të tjera "marrëzi", pra pa bekimin e tutorit të tij apo siç ca e quanin 'biri politik'. Kaq naivë të jenë sa të besojnë se Lulja ishte vërtet kryetari i PD-së. Ai ishte kukulla (pupet) fijet e të cilës në prapaskenë i luante regjizori i tij. Nëse nuk bindeni, pra po të qe ndryshe, pse pas 9 shtatorit 2021, ku 4 muaj më herët, në 19 maj 2021, Sa-lehun kryetari defacto ishte shpallur "non grata", Lulka që nuk ishte ndier deri atëhere, nën presionin amerikan, e pezulloi atë nga grupi parlanentar, theksoj e pezulloj jo përjashtoi, siç shumë për të treguar 'trimërimin' e Bashës, kanë qejf ta thonë, pra pikërisht pas kësaj Sa-lehu me "foltoren" famëkeqe, filloi një fushatë të egër ndaj tij, duke e akuzuar si bashkëpunëtor me Ramën dhe Sorrosin, dreqin dhe të birin, për të ndikuar në DASH për shpalljen "non grata", pikërisht tani Lule Basha edhe pse kryetari dejure, nuk b'zani, por futi bishtin në shalë si qen i rrahur?! Përgjigjen e dimë tashmë! Ai qysh prej 2005 kur pronari i dhuroi tre poste ministrie të rëndësishme; kur në 2011 e emëroi (se nuk fitoi) kryetar bashkie në Tiranë; në 2013, 2017 dhe 2021 e emëroi kryetar partie, deri ditën që bëri aktin e parë dhe të fundit prej trimoshi, atë të pezullimit të 'atit', ku pra i zoti, pronari i tij, që ia kishte dhënë gjithë ato ofiqe e pasuri, vetëm për t'shërbyer deri në vdekje, në dhjetor 2021e përzuri, e shpronësoi dhe e shkarkoi si CEO e shpk-së së tij në stadiumin "Arena kombëtare". Tani, meqë këto dihen, thjesht sa i freskova, që ta mbyll Sa-lehu është po ai përbindësh, i dhjetorit 1990, kohë kur Ramiz Alia ua bëri peshqesh shqiptarëve, për të cilin vlen të thuash: "Ujku qimen ndërron, zakonin s'e harron!". 'Delet', nëse duan të mos jenë pré e tij, le të mbajnë parasysh Sokratin e madh kur thoshte: "Kush harron shpejt, gabon shpesh!", sepse dihet që, më i madhi mashtrim që bëri Djalli, ishte të bindte Botën se ai nuk ekzistonte.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Celo Mezani

        Vetem sa do rendojme trafikun ne Tirane dhe do ju shpifen njerezve edhe me shume. Asgje tjeter nuk do arrijne. Me Sali Berishen ne krye te opozites, PS qendron edhe 16 vite te tjera ne pushtet. Shqiperia po uleret nga nevoje urgjente per nje te djathte te re.

        Përgjigjjuni
        1. s
          salkari

          Obobooooo do na telendisin ne mbare Boten ...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Diaspora

            Opozita bashke me kryetsrin e tyre nuk vijne me ne pushtet ta harroje fitoren

            Përgjigjjuni
            1. V
              Venediku

              Do degjojn justifikimin e rradhes te belind kllicit qe ka 60 mij vota kundra tij, demokrat, socialist dhe emigrant qe nuk duan me genjeshtra gjysem te verteta nga ai dhe Mul Koka

              Përgjigjjuni
            2. N
              Niku

              Si tha njëri: nuk më vjen keq që më kaloi miu tek mustaqet, por më vjen keq se do t’a bëjë rrugë për herë të tjera. Berisha i provoi të gjitha metodat dhe populli nuk e do, po provon edhe formën me çadër që i dha rezultat një herë. Kjo është arsyeja që nuk duhet bërë lëshime, se po e bëre do të përsëritet. Pushteti merret vetëm me votë të popullit dhe jo me makinacione berishiste.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Festim

                10 here me mire opozita e lulzim bashes se keto çeta e mul nokes me belind kellicin

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Oficeri dulles

                  Do vij dhe une te ndihmoj per te ngritur cadren . Aty u pasha Deri ne gusht,cadren do e sperkat une me uje nga jashte falas

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tarzani

                    Me opoziten e Nul Mokes dhe Bello Ezmerit qe humbi 60 mij vota cfare mund te presesh ?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eduardi

                      ore me verte ai belindi pse eshte fryre kaq shume ? ka bo pare te madhe

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      Rithemelimi

                      Çadren do e financoje Belo Ezmeri me financat familjare

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        K

                        Organizatoret e protestes jan Dumani,Dado Prenci,dhe ai mumja qe ka dosjen e 21 Janarit Alfred Shehu,keta nen drejtimin e Saliut do permbysin qeverine. Vetem se nuk kan llogaritur shqiptaret.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Q. K.

                          " Mergimtar " je per t'u patur zili ( edhe nga nje I moshuar si une ) , nese vertete je mergimtar ... Ne ato qe shkruar , je ekzakte dhe une nuk shtoj dot asgje .

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demotakercita

                            Ne kohen kur kjo opozite nuk shfrytezon te drejten per diskutime ne Kuvend por,merret me zhurme luftarake nuk arrin dot te vi ne pushtet.Per aq kohe sa ne krye te opozites eshte nje antishqiptar, vrases,i koruptuar e me gjithe te zezat,te cilin Z.Edi Rama e do aty si gogol per popullin Shqiperia do te mbetet sic eshte.Politika 35-vjecare do te vazhdoj te "jetoj" (vegjetoj) edhe me perkrahjen e perendimit,kryesisht te Europes dhe SHBA-s

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              P

                              Asnje cader dhe asnje bande ne Spak-Gjkko nuk e shpeton kriminelin e kombit Sali halen.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nroqi

                                O protestues,e dim qe po ja u fut Saliu,po kush do ja u nxjeri? E keni menduar,se do ju ngeli brenda, hall I madh,mendojeni edhe njiher.

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  X

                                  Sot hordhit e haxhiqamilit modern Sali rrumpalles do mundohen te djegin cfare ju del perpara,ekzaktesisht si ne vitin e larget 1914.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje