"Duhet të largohet Rilindja" - Protesta e PD-së: Çfarë thanë në fjalën e tyre Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja?

10 Shkurt 2026, 18:20Politika TEMA
"Duhet të largohet Rilindja" - Protesta e PD-së:

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti mbajti fjalën në protestën kombëtare të opozitës përpara kryeministrisë.

Alimehmeti theksoi në fjalën e tij se Edi Rama dhe Rilindja ka larguar mbi 1.6 mln shqiptarë në 13 vite duke e shndërruar qeverinë e tij me një pushtet aboslut.

"Është fakt që mbi 1.6 milionë shqiptarë janë jashtë Shqipërisë dhe 1 në 5 mendon të largohet. E gjithë kjo është pasojë e politikave të Edi Ramës dhe Rilindjes. Këto abuzime me lekët, sado kolosale të jenë, janë abuzime që çojnë në shkolla pa nxënës, spitale pa ilaçe, pronarë pa prona. Për të gjitha këto ka një emër: Edi Rama.

Një orë e më parë duhet t’i themi këtij njeriu me pushtet absolut prej 13 vitesh se sot nuk ka më justifikime. Nuk ka më fajtorë të tjerë. Kur ke gjithë pushtetin, ke edhe gjithë përgjegjësinë. Mund të flasim për dështimin e qeverisë, por nuk ka akuzë më të madhe sesa ajo që vjen nga populli kur ikën. Kur populli largohet, kjo është akuza më e madhe: shpopullimi i vendit.

Unë kujtoj një vend ku kishim dy fjalë: nënë dhe baba. Kujtoj mashkull dhe femër. Sot kjo qeveri flet për dhjetëra gjini. Kujtoj një vend ku ndërtonim rrugë kombëtare të sigurta. Kujtoj një vend që hoqi vizat me vendet e BE-së dhe u bë anëtar i NATO-s. Kjo ishte e paimagjinueshme. Ne kemi arritur përpara.

Ta kthejmë Shqipërinë te vlerat europiane. Duhet të largohet Rilindja, duhet të largohet Edi Rama. Kam para syve dhjetëra burra dhe gra që me forcën e tyre mund ta arrijnë këtë për ju dhe për familjet tuaja. Së bashku, po të qëndrojmë, Shqipëria fiton." -tha, mes të tjerash, Alimehmeti.

Ndërkohë aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja u shpreh se Rama dhe Balluku janë në shportën me dardha dhe kumbulla të prishura.

Ai tha se çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie.

“Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie. Historia na ka mësuar se mafia i zgjidh probleme me mafie. Do ta shohim Rama apo Balluku, Nuk di se kë të zgjedhësh në shportën me kumbulla dhe dardha të kalbura, të zgjedhësh djalin apo vajzën që tradhtuan atdheun dhe nuk id eshi as nëna e vet”, tha Kalaja.

Ai bëri thirrje që qytetarët të zgjohen dhe të mos presin nga zoti dhe nga ndërkombëtarët, pasi siç u shpreh ai “çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta. Prandaj fati i popullit tim është edhe fati im”. - tha aktivisti KAlaja. 

 

7 Komente

  1. @
    @@

    Fake off

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tan TIRONA

      Po ,edhe nga PD -ja ka ikje masive ,sepse nuk ka punë dhe kushte të mira jetese .Veten se shkojnë tek KUNDERSHTARI dhe jo jashtë vendit , sepse Ata thonë: Ikni Ju që të rrimë mirë Ne

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi denbabaden

        Pa hyre mire ne politike u doli boja ose kallaji si thote populli Jane sherbetore te bindur te qofte largut

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Kombet e pushtuara çlirohen me lufte kurse demokratiket me vite,dhe kete boten keni hall ju se nuk jua japin shqiptaret.1.6 miljon thote doktori qe person me punue doktor por do ndonje vend qyli si shume doktore te tjere,ka larguar Rama.Mirepo para 2013 kane qene te ikur po kaq shqiptare,pra i bie te kene ikur mbi tre milionë.Po ne qe kemi ngelur ketu çfarë jemi,apo zezake te bardhe nga Afrika dhe si ka mundesi qe diaspora voton per Ramen qe i ka larguar nga vandi

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kiri

            Dy idiot ma shum tek sali serbi

            Përgjigjjuni
            1. *
              *

              1, 6 milion shqiptarë nuk i largoi Edi Rama, por Sali Berisha që nuk la gur mbi gur në ekonominë shqiptare, ushtrinë dhe kulturën shqiptare. Kjo është pasoja që nuk shter. Njerëzve u duhej të jetonin në një farë mënyre, apo të jetonin me ajër, pas '90; i largoi çeku i bardhë, prishia e pasurisë kombëtare dhe budollallëku i "në luftë kundër komunizmit", sikur ajo pasuri të mos ishte vënë me sakrificat e popullit, që këta që na kandisnin me gënjeshtën e çekut, dikur dërgonin diverdantë, që ti shkatërronin. Kurse ato që kujton ti, o Alimehmet, haqia e vizave dhe futja në NATO, do të ndodhnin, kushdo që të ishte në pushtet, për shkak të konjukturave gjeostrategjike, si sot kandidat aderimi në Europë.

              Përgjigjjuni
              1. y
                yony

                OZuber met o met nuk je as mish e as presh vishe bluzen e bardhete zbardhesh veten ok se salqeni ty te futi kernetën okk na felliqe Tironen o te felliqte allahu mos i shko mbrapa shpellkareve dhe largohu prej katunarve thirri menjes sa s'osht vonê dhe dil serbes nëpër Tirone

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje