Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së zhvilluar këtë të martë, nga opozita, e cila u shoqërua me hedhje molotovi dhe fishekzjarre ndaj forcave të rendit.
Në një deklaratë të tij, Balla thekson:
“Dy fjalë për fundin e protestave të bufit, ku sulmohen punonjësit e policisë dhe institucionet. Ndoshta për të fshehur me tym e flakë dështimin e tyre.
Gjithmonë do të ekzistojë liria për të protestuar në Shqipërinë tonë. Por sa kohë ligji e thotë qartësisht, nuk duhet të ekzistojë liria për të goditur apo keqtrajtuar ata që kanë zgjedhur për të shërbyer në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve. Duhet t’i mbrojmë ata që na mbrojnë dhe duhet të kujdesemi për ata që shërbejnë për sigurinë e qytetarëve. Kjo është ajo që bën një shtet i drejtë dhe normal. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë, ndërsa drejtësia t’i bëjë shembull ata që godasin punonjësit e policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.”
Banditet kete detyre kane te godasin policine. A ju kujtohet kur i njejti surrat SaliH Berisha beri pacaure shtetin ne 1997? Kur doli ne sheshin Skenderbej autoblina e pare me police, keta zagare qe e godasin sot, u varen ne mjetin e blinduar dhe thoshin: Aman vendosni rregullin e qeresine...
Or Balla nuk po na thua ndonje te re , keta maloke te ardhur nga veriu bijne gjithmone kur i theret komunisti nga veriu Berish , vijne djegin e shkaterojne polica i ndal e i ledhon te nesermen , keshtu ka ndodhur gjithmone , prandaj mos na caj trapin me fjalime zbatoni ligjin kush ka bere akte kriminale sidomos kundra policise te denohen me burrg , po ta kishit bere kete qydh ne 2013 sot vetem Berisha e Mul idioti do ishin ne proteste , te gjithe maloket trima me maska qe dalin naten , nuk do ja mbaje bytha .
Po kur i ke sulmuar ti Qelbesire ate Policin e Shtetin me Horat e krimit te Rrilindjes . cfare ka qene krimi kunder shtetit apo "lufte Clirimtare" e celulave te debatikeve Komuniste