Nga Ylli Pata
Mediat pranë PD-së u entuziasmuan në orët e pasdites, kur nga kutitë e rinumërimit të Fierit doli që Zegjine Çaushi nuk e mori dot mandatin e deputetit.
Një “fitore” e arritur më në fund, për të shtuar pak humorin e kalorësit të vrerosur Gaz Badhit, i cili shpreson se Berisha do të konfirmojë në postin e shefit të deputetit të opozitës.
Një epope epike ajo e kreut të grupit, për të cilin Adriana Kalaja një ditë më parë nuk kurseu artilerinë e rëndë, duke i kujtuar 8 janarin 2022. Një sinjal që sipas të gjitha gjasave, nuk dukej një gjest personal, edhe pse personazhi në fjalë është e njohur për shpërthime emcionale.
Gazment Bardhi, pas 8 janarit 2022, bëri piruetën 180 gradëshe nga pozicionin skifter ndaj “babit të Zenit” në pëllumbin që bllokoi administrativisht hyrjen e PD-së në zgjedhjet lokale të 2023, kur vulën e ishte Lulzim Basha.
Një gjest politik ai i Gazmend Bardhit dhe i grupit të mbështetësve të tij, i cili u motivua me teorinë e bashkimit të PD-së dhe opozitës në një front politik kundër mazhorancës.
Një bashkim, i cili u konsiderua si një gjest administrativ, madje më i thjeshtë se ai i vulës, kur në të vërtetë, ai është një akt politik.
I cili nuk mund të kryhet asnjëherë nga lart, pasi siç e tregoi edhe realiteti, ishte më shumë ceremonial sesa real.
I ashtuquajturi “Bashkim në diversitet” nuk mund të kryhej si një kalim mekanik i deputetëve të grupit nga Basha tek Berisha. Por tek një qasje reale politike, që si një gjest i fortë do të kishte edhe shizma apo pasoja të tjera.
Bashkimi me Berishën, ndoshta në momentin që ndodhi mund të mos ishte një dramë, sidomos nëse këtë do ta kërkonin strukturat e PD-së, të cilat Gaz Bardhi si Sekretar i përgjithshëm i koordinonte.
Nëse do të ishte vullnet politik, edhe nëse do të ndodhte ky rezultat i 11 majit, në fund, gjithçka ishte rezultante e një qëndrimi kolektiv.
Por realitet nuk është kështu. Gazmend Bardhi, edhe pse ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, nuk kishte asnjë raport mbi strukturat e partisë, që grupi i tij, pra ai i Lulzim Bashës kontrollonte. Pasi pikërisht ato struktura nuk e honepsnin Bardhin dhe mjaft kolegë e tij, me të cilët kishin ndërprerë komunikimin që pas 14 marsit 2022, kur ndodhi dorëheqja e Lulzim Bashës.
Gazmend Bardhi, në realitet ishte jashtë asaj PD-je, por që ligjërisht zotëronte vulat e shenjat juridike të kësaj force politike.
Akti i tij më 14 maj 2023, kur ndaloi PD-në që të hynte në garën zgjedhore për bashkitë në vend, ishte një vendim arbitrar, aspak politik. Duke shfrytëzuar postin në mënyrën më ekstreme, kundër vullnetit të degëve që e përbënin PD-në.
Dorëzimi i Gaz Bardhit tek Berisha, siç e tregoi koha, nuk solli kurrfarë bashkimi, thjeshte përsëriti panoramën politike të zgjedhjeve lokale të 2023-shit.
Këtë e ka përjetuar çdo drejtues politik i Berishës në 12 qarqet e vendit, që nga ato bastione, e deri tek të tjerat. Vetë Bardhi, e nisi aventurën e tij si drejtues politik i Fierit me një traumë politike, si pasojë e përplasjes me Luan Baçin.
Pasi ky i fundit, ndoshta me të drejtë e konsideronte veten si qëndrestari i asaj strukture që i ka qëndruar benike, këkonte shpërblimin e qënies në krye të përfaqësimit.
E koha i dha të drejtë, pasi Gaz Bardhi nuk solli një vlerë të shtuar apo vota demokratësh, madje mund ta ketë ndarë edhe më keq. Jo vetëm në Fier, por kudo, e natyrisht faji nuk është vetëm i keut të grupit, por ai mori përsipër bashkimin, që në fund dështoi.
Ngushëllimi me humbjen e Zegjinesë, është fiks parodi verore, por për demokratët është një dramë, ku Gaz Bardhi ka peshën më të madhe.
Munde te thoni çfare te doni per Adriana Kalaja por per Bardhen ka te drejte . Une shikoje frike te Bufi kenetes dhe si frikacak se eshte i ka ofruar Bardhes postin e deputetit.
Stanin e lepurave te eger te PD vetem saliu i ven ne rresht sepse ata jan te tan klone te tij.
He mi Zeqine tallu me Bardhi tani. Qesh mire ai qe qesh i fundit. Nejse mos e rruj shume se do ta gjej Partia ndonje qoshe. Me vjen keq se dhe u "diplomove" ke shkolla Partise EDvin Rama
....Bosh, fare boshe, por haka shkon tek i zoti ! Dashnoret e Gazit me fytyre si bytha pa rruar ne kete vape perveluese, edhe ketu nuk u shkrepi çiftja sepse Zegjinea do te jete ne parlament ne shtator dhe atje do ta pres si Gazi qe nuk qeshe ashtu dhe krimineli qe nuk po butgoset se ka miq e demokracia eshte me miq dhe shoke nuk eshte vetem, por dhe me parà. I dermoi Edi rama dhe i shpuri ne strofkullen e qenit me voten e popullit. Hani mut tani ju "demokrate" te Saliut, jo demokratet e vertete qe jane plot, hani sa te ngopeni dhe kur te ngopeni kthehun duke lepire edhe bythen e Zegjinese qe te shkoje e paster ne parlament ne shtator. I ziu Gaz çfare do pesoj, por dhe i ziu Sali nga ajo elbasanllesha çdo ti beje se rrinte si mut me shi kur i tha Petro: "....TURP TE KESHE...." !Jane katandisur si bravaret e hoxhes fshatot !
MOS U GËZO SHUMË GAZ BARDHI PËR HUMBJEN E ZEGJINES, PASI NË MIAJIN NËNTOR ZEGJ7NRJA BËHRT DEPUTETE,SEPSE AJO QË FITOI ME 10 BOTA DIFETENCË DO TË JAPË DORËHEQJEN PËR ARSYE PERSONALE. MOS I QANI HALL8N PS SE KËTO I RREGULLOJNË VETË PUNËT PADI JANË SPECIALISTA.
sa ju paska merzit ikja e zeqinese
Cerdhja e hajduteve te PD- se e mori ate qe i takonte. Por por mos kujtoni ju bythshitur te rilindjes se jeni te PASTER llumi i krimit jeni
Zequa ne maje te thanes
Zeqinea ishte zbulimi i deputetes së talentuar. Ajo nuk punoj asnjë çast për veten e saj, por për PS. Humbja i ka dhënë autoritet të padiskutueshëm, detyrat e saj, në qarkun e Fierit kanë përfunduar me sukses . Zeqinea është një thesar për PS,përkraheni dhe ajo do shkarkoje të gjitha energjitë për qarkun e Fierit dhe më shumë. Fitorja në Fier më shumë se të gjithë i takon Zeqines !
Po dolet pertej Zeqes ,ndodhet boshllëku kuantik ,pergezime,vetem ju mund te dilni Aty.????????
Nuk na ha mereku ne eshte Zegjineja apo shoqja e saj deputete dhe ca me pak ne do qihet Bardhi ne bythe ca me shum apo me pak pas humbjes se mandatit nga ana Zegjinese, por na ha meraku per STANDARDIN e zgjedhjeve! Si ka mundesi qe vota e dikujt i numerohet nje tjetri?! Kush e kerkon kete brenda nje force politike dhe nuk pyet per pasojen?! Me cfare cmimi arrihet kjo? Po ky/kjo qe e realizon kete ku i gjene parate?! Etj pyetje qe duhet te shqetesojne dhe ty o Pate. Parate per shkrimin mund ti marrsh dhe ndryshe, puna eshte kush do te lexoj neser e ne vazhdim.
Gazit dhe gazrave të tjerë të PD u ngriu buzëqeshja në buzë sepse Zeqineja përsëri do të jetë deputete.
Mund te bejme analiza sa te duam e ta shohim nga kende qe na leverdis disfaten e PD por thelbi eshte: PD e berishizuar nuk i duan shumica e shqiptareve. Pastaj piruetat e Bardhit me shoke jane lloqe kafenesh!
O astrit, kujdes: jo loqe kafenesh, se na felliqe, por bythra rrugesh se Gazi atje e kruan !
Fjatro , te keqen , fjatro ...! Ne Shtator fillon beteja e zeqineve te Partise se PUNES ! Shikom te kendshem !