Petro Koçi: Berishën e morën në qafë fëmijët, e futën brenda! Donin të bëheshin milionerë brenda vitit

11 Prill 2024, 09:03Politika TEMA
Petro Koçi: Berishën e morën në qafë

Arrestimet e zyrtarëve gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar debat të fortë në “Quo Vadis” mes deputetit të PS Petro Koçi dhe atij të PD, Lefter Gështenja.

Koçi theksoi se sot ka ndryshuar situata, dhe drejtësia po operon e pavarur nga politika. Sipas tij Sali Berisha sot është në “arrest shtëpie” për shkak të fmëijëve të tij, të cilët breëda 3 vitesh u bënë milionerë.

Ndërkohë në replikën e tij Gështenja deklaroi se për këtë nuk ka asnjë fakt, ndërsa shtoi se mazhoranca është ajo që akuzohet për korrupsion, pasi ka gjithë qeverinë në SPAK.

Pjesë nga biseda:

Koçi: Sali Berisha është brenda për faj të kalamajve të vet, donin të bëheshin milionerë brenda vitit.

Gështenja: Mos fol pa fakte.

Koçi: Fakti është brenda mo, ishin normalë, u bënë milionerë.

Borakaj: Kanë punuar.

Gështenja: E ke gjithë qeverinë te SPAK-u.

2 Komente

  1. S
    Socialisti

    O Koçi milioner je vet , fmit e berishes qe me fajdet u ben supermilioner , por nga momenti qe berisha erdhi per se dyti ne pushtet ata femijet e berishes u ben supermiliarder , sot ata luajn me miliarda ata saliu dhe likja , milionerit gjei venin , jeni msuar ju kopilat e politikes qe kur ju afroet rreziku mbroni njeri tjetrin te majt e te djatht beheni njish bashk , pisa kriminelet dhe hajdutet e kti vendi .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Te genjen mendja Petro. Saliun nuk e ka gjet asgje dhe femijet e tij dot luajne me miljarder e jo me miljona

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje