
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka shpallur fitoren për një tjetër mandat në krye të bashkisë së qytetit bregdetar, pasi edhe pse ka ende kuti për t'u numëruar, ajo po udhëheq me rreth 10 mijë vota diferencë përballë kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Igli Cara.
Në një prononcim për mediat, Sako është shprehur se PS e priste fitoren në Durrës, pasi sipas saj, kanë pasur sondazhet e tyre të brendshme që e tregonin këtë gjë. Ajo tha se në mandatin e ri do të ketë shumë punë në shërbim të qytetarëve dhe projekte transformuese për Durrësin.
“Ne e prisnim fitoren, kishim sondazhet tona. Besimi dhe angzhimi i madh që është bërë në këtë fushatë është shumë domethëns. Faleminderit. Ne do të bëjmë siç kemi bërë gjithmonë, me këtë besim që na kanë dhënë qytetarët e Durrësit, kemi shumë punë për të bërë me projekte transformuese për qytetarët në këtë mandat.”, u shpreh Sako.
Te lumte moj vajze
kjo tipja eshte nje shaka e madhe .....komplet e komanduar ...