Polonia merr Presidencën e BE-së, mes premtimeve për përshpejtimin e ecurisë së Shqipërisë në negociata

1 Janar 2025, 10:24Politika TEMA
Polonia merr Presidencën e BE-së, mes premtimeve për

Polonia do të marrë zyrtarisht stafetën e Presidencës së radhës në Bashkimin Evropian, pas gjashtë muajve ku protokolli ishte në duart e palës hungareze.

Një çast ky me rëndësi edhe për Shqipërinë, për shkak të procesit të negociatave, rreth të cilave ka shpresë se do të përshpejtohen edhe më shumë nën Presidencën polake.

Gjatë periudhës gjashtëmujore të Presidencës hungareze, Shqipëria në fakt ka pasur një primat të admirueshëm në vijimësinë e procesit integrues. Një veto greke u hoq ndaj Tiranës duke i hapur rrugë hapjes së grupkapitujve të parë.

Shqipëria arriti që brenda dy muajve, të hapte dy grupkapituj negociues, ku përfshihet ai i parë me “Themelet” dhe ai i VI-ë, i cili lidhet me politikën e jashtme dhe mbrojtjen.

Synimi shqiptar ka qenë i qartë se brenda vitit 2025, do të kërkohet hapja e të gjithë grupkapitujve negociues dhe një vijim sa më i shpejtë i procesit, për t’i mbyllur ato deri në vitin 2027.

Më 19 dhjetor, ishte ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ai i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe garantoi se Presidenca polake e BE-së në vitin 2025 ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Në një komunikim që Albanian Post pati me Ministrinë e Jashtme polake, u konfirmua po ashtu i njëjti angazhim.

“Po, ministri Radosław Sikorski foli në Shqipëri për Presidencën polake, dhe në këtë kontekst veçanërisht për perspektivat e hyrjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë (hapja e kapitujve të mëtejshëm). Ministri theksoi se Polonia është e gatshme të ofrojë asistencë ligjore dhe administrative. Ai theksoi se Shqipëria është një vend që ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt Evropës”, ishte komunikimi i palës polake me Albanian Post.

Kështu, duke reflektuar qartë se ambiciet e Tiranës zyrtare nuk janë boshe, por do të përqendrohen plotësisht në hapjen e grupkapitujve të rinj në një kohë sa më të shpejtë të mundshme.

7 Komente

  1. G
    Gezuar o vellezer shqiptare anembane globit

    Per hajer punes per integrim ne BE. Don Zoti madh qe ne maj 2025 te votojme per znj.Balluku Kryeministre e ardhshme.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ..ja nje lajm tjeter, jo lajm ne Tema..lol...ose bulllshit...lol

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        Akoma pa u cuar nga gjumi ne diten e pare te vitit te ri 2025 ne BE dhe ne Poloni e kane mendjen tek Shqiperia dhe si te zbusin zemerimin e Ed Kllaunit.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Daj Spiro Koleka

          Me 12 Maj Edi behet shef i NATO-s per t'i treguar vendin Putinit dhe Belinda zevendeson ne BE shalthaten me pampers Ursula von derr Leyen.

          Përgjigjjuni
          1. K
            K O R C A

            Zemerzezte antishqiptare jane te paret qe sulen me dhembe per te nxire gjithecka te mire qe behet per kete vend ! Jane pikerisht ata qe u vetesakrifikuan per te bere Himaren ( dhe jo vetem . . .) minoritet grek ! Te mjertet ata , flene me lap top e celular nen jastek duke vigjiluar si gjarperi nen gur !

            Përgjigjjuni
            1. P
              Popull Polak , popull me shume vlera .

              Popull Polak : Popull dashamires, me zemer te dashur, me Respekt persecilin ... Popull Patriote per vendin e tije ... Popull qe i kane te gjtha cilisite Pozitive ..

              Përgjigjjuni
              1. P
                Popull Polak , popull me shume vlera .

                Popull Polak : Popull dashamires, me zemer te dashur, me Respekt persecilin ... Popull Patriote per vendin e tije ... Popull qe i kane te gjtha cilisite Pozitive ..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje