Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

28 Qershor 2025, 12:56Politika TEMA
Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për bashkëpronësinë. Ndërkaq shtatori nuk do të presë 63 opozitarë, pasi 11 maji solli një tkurrje.

Java e ardhshme do të jetë hera e fundit që do të ulen në karrigen e parlamentit 63 deputetë opozitarë të cilët 4 vite më parë dolën nga lista e pd.

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit e kësaj legjislature, ndërsa në shtator në ulëse do të jenë 83 deputetë të PS dhe vetëm 50 të PD. Për herë të parë mundësia paraqitet me dy parlamentarë ndërsa me nga një është Lëvizja Bashkë

Sa i përket seancës së 3 korrikut, një ndër projektligjet më të rëndësishme që pritet të miratohet është ai për bashkëpronësinë në banesa, të cilën qeveria e ka cilësuar si të domosdoshme për procedurat ligjore dhe duke vendosur detyrime të përbashkëta për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.

Ndryshimi ligjor parashikon gjithashtu krijimin e një “libri të bashkëpronësisë” nga pushteti vendor, një dokument zyrtar që njeh pronarë të hapësirave të përbashkëta.

Ligji i ri e rregullon këtë situatë, duke i njohur të gjitha këto si bashkëpronësi të banorëve dhe duke vendosur detyrime.

Një tjetër detaj i këtij ligji është e drejta e administratorëve që të hapin llogari bankare të posaçme për menaxhimin financiar të godinës, ku do të ruhen pagesat mujore për pastrim, mirëmbajtje, si dhe një fond rezervë për emergjenca apo projekte të veçanta.

2 Komente

  1. s
    sokrat

    Ligji per bashkepronesine duhet te shikohet me kujdes dhe te adresoje te gjithe shqetesimet dhe problemet qe aktualisht ndeshen ne administrimin e perbashket te pallateve. Paligjshmeria ka marre kot dhe nuk pyet per asnje. Pallati ku banoj ne Tirane, ne nje zone te mire, ka perfunduar para dy vitesh, dhe pas kesaj kohe jane bere disa ndryshime qe prishin pamjen e jashtme te tij. Tarracen e ka zene te gjithen nje person qe ka para, ai ka bllokuar hyrjen ne tarrace dhe ka bere ndertime mbi te, qe prishin pamjen e jashtme te pallatit.Thote qe e kam une tarracen dhe kam bere privatizimin e saj. Po ashtu ne disa kate te pallatit ballkonet jane bllokuar dhe jane bere konstruksione metalike me sanduic, tip kasollesh, qe perdoren per gatim, qe prishin pamjen e jashtme fillestare te pallatit. Thone se kemi marre leje nga Bashkia e Tiranes, po si mund te jepet leje per te prishur pamjen e jashtme fillestare te pallatit. Po ashtu kane filluar te zene edhe rrugicat dhe siperfaqen e lulishteve perreth ne interes te biznesit ne kat te pare. Pamja e jashtme e pallatit, tarraca dhe siperfaqet e rrugicave dhe lulishteve perreth tij nuk duhet te preken, por duhet te mbeten ato te miratuara qe ne fillim. Athere projekti perse behet dhe miratohet ne KKRT? Per te bere secili sipas qejfit. Lajmerojme Policine Bashkiake per punimet qe behen, por nuk vjen asnje. Rimarrim ne telefon, por thone se erdhi patrulla por nuk pa asgje. Bejne teater me ne. Ne mezi i kemi blere apartamentet dhe keto punime ulin vleren e tyre. Ndersa ata qe kane para pushtojne hapesirat e perbashketa dhe bejne punime sipas deshires per interesin e tyre dhe te biznesit personal. Po ashtu ne lejen e ndertimit pallati eshte miratuar per banim dhe vetem kati perdhes eshte miratuar per sherbime. Por, ne disa kate te pallatit jane futur zyra te ndryshme dhe biznese si dentist, studio ligjore, avokat etj, te cilet krijojne shqetesim per banoret, me zhurmen qe krijojne, punimet qe bejne, bllokimin dhe prishjen e ashensorit, papastertine etj. Nese pallati eshte i destinuar per banim, nuk duhet te lejohen aktivitete te tjera, perjashtuar katit zero, ashtu sic eshte ne shume vende te BE. Thuhet se per te bere ndryshime dhe punime duhet te marret miratimi i 2/3 te banoreve. Kjo duhet te hiqet dhe te merret miratimi i asamblese dhe 100% e banoreve. Sepse ben punime komshiu dhe merr firmat e 2/3, por te banoreve te tjere dhe jo te komshiut qe ka ngjitur tij? Ligji duhet te zhduke shqetesimet qe jane evidentuar deri tani dhe jo te krijoje probleme te reja.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje i Moshuar

      Merni vendim per te hequr Depozitat e ujit qe i kemi mbi koke , rrezik te shembet Taraca plus lageshtija qe krijohet nga rjedhja e depozitave se i prishen galixhanet , dhe askush nga katet e poshteme sdo tja dije per problemin qe e kam une mbi koke kete AVALE ??? Prandaj dua qe taracen mos e fusni ne bashkepronesi te jete e atij qe e ka mbi koke se deri tani kam 55 vjet qe e arnoj nga problemet qe me hapin komshit me depozitat e ujit , dikur Antenat e televizoreve ? Besoj se kete problem duhet ta kene edhe te tjere si puna ime qe jetojne ne katin e peste dhe siper kane taracat ,dikush edhe e ka zene pjesen e vete dhe na bije me qafe ne te tjereve duke vene depozite 1000 litra ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje