Prangat për Mogherinin si pomadë për ato të Sali Berishës

2 Dhjetor 2025, 19:41Politika TEMA
Prangat për Mogherinin si pomadë për ato të Sali

Nga Ylli Pata

Ishte shumë e pritshme sot që të kishte një kor shqiptar ndaj rastit penal mbi Federica Mogherinit. Logjika nuk përputhet por të gjithë që sulmojnë apo përmendin rastin në fjalë e thonë se është shoqe e Edi Ramës. Imagjino një media europiane të hapë faqen me titullin: Arrestohet shoqja e Edi Ramës!

Realisht sot ka ndodhur një aktivizim i rëndësishëm i prokurorisë së Brukselit në lidhje me fondet komunitare, ku Federica Mogherini ëshhtë ndaluar, jo arrestuar me vendim gjykate.

Mogherini është një personazh jo i vogël. Ajo ka qenë shefe e diplomacisë europiane, italiania e parë që e ka pasur këtë post. Dhe në kohën kur e drejtonte ministrinë e Jashtme të BE, ka mbështetur fort Shqipërinë. Jo vetëm me fjalë, por me axhenda dhe hapa konkrete,

Por kjo mbështetje nga njerëzit që kanë mbështetur Sali Berishën dhe Ilir Metën është konsideruar si narko mbështetje. Madje mediat pranë këtyre qarqeve shkruan në atë kohë se motra e Mogherinit është një narkotrafikante aq e fortë sa ja kalon narkosve të Lazaratit. Atë herë emri i fshatit ishte i freskët.

Ja ku jemi sot e po përjetojmë përroin vjeshtor ndaj Mogherinit vetëm për t’i rënë kryemininisrit të Shqipërisë. Po përse nuk i bien Edit, ka 4 mandate?

4 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Keta lloj analistash , benin te njejtat komente edhe ne kohen e Saliut kur Doris Pack kur vinte ne Shqiperi , zhvishte kostumin e zyrtares europiane dhe vishte flamurin e PD. Edhe kjo Mogerini te njejten gje bente. Zyrtaret europiane qe erdhen te na mesonin luften kunder korrupsionit.....por ne u mesuam sa i embel eshte korrupsioni.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Ndersa ky shkrim eshte si vazeline ne bythen tende o komentator oborri!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Presim copeza nga dosjet

        Presim nga prokuroret Belge te na tregojne sa breket sa sextoys , çfare shkruante ne SMS zonja Mogerini dhe prokuroret te largojne nga posti Vanderlein....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pate hesapi

          Ufffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje