Premtimi i Këlliçit për transport falas, Lorenc Vangjeli: Klonim i premtimit të socialistëve për shëndetësi falas

10 Prill 2023, 15:10Politika TEMA

Premtimi i Këlliçit për transport falas, Lorenc Vangjeli:

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar premtimin e Belind Këlliçit për transport falas.

Vangjeli tha se Këlliçi ka klonuar premtimin e socialistëve për shëndetësi falas.

“Këlliçi në Tiranë, Boçi në Elbasan, në fakt është e nxjerra në rrugë nëse ata nuk fitojnë, me idenë që pas dy ditësh do riktheheni më të fortë.

Ishin lëvizje të detyruara. Shumë zgjedhje nuk kishte. Ky është klonim i premtimit të socialistëve në rang kombëtar, që ishte kuajt kryesore të fitores në 2013 për shëndetësinë falas.

Kjo frazë është goxha bombastike, të thuash që po jep një shërbim falas. Në fakt në këtë dynja asgjë nuk është falas. Edhe transporti publik falas është e njëjta shpikje.

Si gjetje nuk është e keqe, por në thelb është e gabuar. Tregon qasjen tmerrësisht dembele që ka politika shqiptare për të dhënë zgjidhje”, tha Vangjeli  në emisonin ‘Kontrast’ në Report Tv. 

2 Komente

  1. s
    sokratz

    Lorenc ke te drejte! Eshte mendesi alla komuniste qe eshte utopi dhe nuk mund te realizohet! Eshte si premtimi i te ndjerit Pashko ne fillimet e demokracise per cekun e bardhe! Banoret e Tiranes kane te tjera probleme te cilat mund ti trajtoje dhe ti zgjidhe vetem Erioni dhe PS! Jane fillestare ne politike dhe kujtojne se do tja fusin banoreve te Tiranes me keto sajesa! Thjesht ja fusin kot!

    Përgjigjjuni
    1. a
      agushkari

      a do hapi shtepi publike?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje