Roland Bejko: 43% e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali-Metës

9 Prill 2023, 20:35Politika TEMA

Roland Bejko: 43% e demokratëve e refuzojnë politikën e

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar sot një takim me demokratë e Njësisë 2 dhe 8, në Tiranë.

Në takim me demokratët, Bejko vuri theksin tek beteja e demokratëve me politikën e vjetër në Tiranë, Rama-Berisha-Meta dhe kundër Erion Veliajt.

Ai tha se, Veliaj në vitin 2015 fitoi me mbështetjen e LSI, në 2019 fitoi pa kundërshtarë.

“Bashkë me demokratët e njësisë 2 dhe 8, diskutuam për planin tonë për bashkinë  e Tiranës dhe projektin për një PD, më të fortë e më moderne. Me gjithë baltën e hedhur, demokratët janë entuziastë dhe të bindur, se e ardhmja i përket Partisë Demokratike dhe qytetarëve të ndershëm të kryeqytetit dhe vendit.  

Me vëllezërit dhe motrat që kemi ndarë shumë beteja të forta u ndalëm te sfida jonë kundër sistemit të vjetër politik Rama-Berisha-Meta dhe kundër Erion Veliajt , i cili nuk ka fituar asnje garë poltike ne karrieren e tij. Në 2015 fitoi me mbështetjen e LSI, në 2019 fitoi pa kundërshtarë.  Por është oligarkia ekonomike, politike, është krimi i organizuar, janë mediat që paguhen nga këta oligarkë të cilët na mbyllin çdo lloj hapësire publike të komunikimit por që nuk na mundin dot sepse ne kemi qytetarët.”, shprehet Bejko.

Po ashtu Bejko thekson se, 43% e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali dhe Metës

“Shihni sondazhet dhe rezulton se 43 për qind e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Mbi 70 për qind e qytetarëve shqiptarë e refuzojnë të gjithë këtë klasë politike.E pavarësisht sulmeve, shpifjeve të përditshme ne vijojmë me qytetari dhe devotshmëri drejt një partie moderne dhe Euroatlantike.”, shprehet ai.

Roland Bejko: 43% e demokratëve e refuzojnë politikën e

4 Komente

  1. M
    MOKRARI

    JAM DOKORD ME TY ROLAND SEPSE VETEM TI I QENDROVE KUNDER SALI BERISHES DHE JO SI ATA BYTH PAMBUKET E TJERE SI GAZ BARDHI JORIDA CUPI SULA ETJ.PRANDAJ JU BEJ THIRRJE NGA AMERIKA TE GJITHE DEMOKRATEVE TE VOTOJNE PER JU DHE PARTINE DEMOKRATIKE. MJAFT PERKRAHET KOMUNISTET SALI DHE ILIR METAJ SPIUNI DHE HAJDUTI ME I MADH.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agron

      Dhe Bejkua qenka e reja dhe e ardhmja Ahahahaaahhaa

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Po kush është simbas teje ?saliu dhe ilir metaj,apo ky benjamini i tyre belind kërriçi !?

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tani

        E dine te gjithe qe Gazi eshte shitur te Berisha, sepse nuk behet deputet vete.Jorida skandalozja deputete qe nuk ben asgje eshte shitur edhe ajo. Me pak fjale Alibeaj po qendron.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje