Premtimi i Këlliçit për transport falas, Petro Koçi: Skemë piramidale! Berisha e nxori nga Kuvendi dhe e hodhi në rrugë

10 Prill 2023, 16:19Politika TEMA

Premtimi i Këlliçit për transport falas, Petro Koçi:

Deputeti socialist Petro Koçi ka komentuar situatën politike në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Në emisionin ‘Kontrast’, Petro Koçi tha se rezultati i kësaj fushatë është i ditur, pasi sipas tij opozita e ka të humbur këtë betejë në shumicën e bashkive.


“Kjo është një fushatë që i dihet rezultati. Opozita po përpiqet të humbë me krenari, që të thotë ne humbëm por u përpoqëm, nuk u dorëzuam që në fillim”, tha Koçi.

Koçi u ndal edhe në premtimin e Belind Këlliçit për transport falas, të cilën e cilësoi si një skemë piramidale. Koçi u shpreh se të premtosh transport falas do të thotë të lësh pa dore investimet në të gjitha fushat e tjera dhe të gjitha të ardhurat nga taksat t’i përqendrosh tek transporti.

Sipas deputetit socialist, Këlliçi nuk ka asnjë shans përballë Veliajt dhe tha se Berisha e nxorri nga parlamenti dhe e hodhi në rrugë me kandidimin që i bëri në Tiranë.  Nga ana tjetër, Lorenc Vangjeli tha se Këlliçi ka klonuar premtimin e socialistëve për shëndetësi falas.

“Këto janë premtime falas. Është shumë rrallë në terren, s’ka grup, s’ka infrastrukturë mbështetëse. Kjo e transportit falas është skemë piramidale në vetvete, duhet të lesh mënjanë një investim në fusha të rëndësishme dhe te merresh me fusha të rëndësishme. mund ta bësh, por duhet të lesh gjithçka tjetër, qeverisja ka shumë gjëra, shkolla, infrastrukturë, kanalizime, gjelbërim.

Kërkon një qeverisje të përgjegjshme, profesionale dhe me integritet. Këto janë premtime pa përgjegjësi, lëshoji njëherë se si dihet. Vijmë tek ajo që thash. Është dava e humbur. Berisha duke kandiduar Këlliçin, e ka nxjerrë nga parlamenti dhe e ka hedhur në rrugë”, tha Koçi.


Petro Koçi njoftoi se ditën e nesërme PS do të mbajë në Tiranë mitingun hapës për fushatën e 14 majit.

1 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Ashtu si te hodhi nipi i Spiro Kolekes ty para disa viteve si limon te shtrydhur... pastaj shkove serisht si qen i rrahur o Petro, o rraqe e vjeter!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje