“Premtohet gjithnjë qameti'”, Kulluri: Protestat e Berishës, si mitingjet e vullnetarëve të Enverit

20 Dhjetor 2023, 10:00Politika TEMA
“Premtohet gjithnjë qameti'”, Kulluri: Protestat e

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri i ftuar në Debat në A2 CNN, komentoi dhe protestën e paralajmëruar ditën e enjte nga grupimi i Sali Berishës.

Kulluri me ironi u shpreh se disa herë është premtuar se do të ndodhë qameti në protestat e opozitës, teksa e krahasoi tubimin e radhës me mitingjet e vullnetarëve të Enverit.

“Është e disata herë që premtohet që do bëhet qameti, por nuk ka ndodhur dhe kjo është treguar te kutia e votimit.

Pushteti nuk merret me protesta, as me tymuese.  Opozita është e përçarë. Berisha është në pozitë të vështirë. E ka mbyllur ciklin.

Unë e mbështeta Foltoren, por jo kthimin e Berishës. Nuk mund të riciklohet si një lider fitues, ndonëse ka njerëzit e vet dhe adhurues.

Fitorja e zgjedhjeve nuk është çështje adhurimi e liderit, por ekipi, e filozofie dhe njerëzit nuk e gjejnë në asnjë prej kaheve të opozitës. Këto më kujtojnë mitingjet e vullnetarëve të Enverit”, tha Kulluri.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Sic duket Mero eshte i fundit qe merret me Berishen derisa ta kuptoj qe Berisha dhe Rama, Meta, Lulushi, Nano, Ruci, Tualeti , Tigri e gjithe pushtat e tjere shqiptare jane NJE.lol

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Jo kolec jo , nuk jsnë një .., periudhs e ramës do ngelet si periudhe më e ndritur e shqiptareve, i dhs respekt dinjiret, ekonomi civilizim çdo gje te mire.., mbeturinat , hsjdutet dhr vrasesit sali e mets skanë lidhje me ramën, ky i fundit e do vëndin e vet dhe punon për këtë vëndë..!!

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrofte lexhenda dhe Kaleci

        E Kalec kalec !!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje