Presidenti Begaj dënon sulmin ndaj Berishës: E papranueshme! Autoritetet të hetojnë këtë rast dhune

6 Dhjetor 2022, 15:45Politika TEMA

Presidenti Begaj dënon sulmin ndaj Berishës: E papranueshme!

Presidenti Bajram Begaj dënon sulmin fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha këtë të martë në protestë.

Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon sulmin fizik ndaj z. Sali Berisha.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës. Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes. Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.

3 Komente

  1. k
    kulla

    po turp ske o bake apo ke njeriun e likes ne staf q te beri te mundur te takosh papen. po si mund te rrish me nje gjarper si ilir kulla i doooooktoooooor!

    Përgjigjjuni
    1. b
      bekimi

      Sot e kam dite feste dhe nje nga ditet me te lumtura te jetes time pasi pashe Kryemonstren Berishe te rrahur si qen rrugesh nga Heroi I Bicajve . Prisja qe ky veprim te kryhej nga Nipat e Haklajve..Te afermit e Gerdecit apo te 21 Janarit 2011 . Eshte tragjike kur dhe mediat shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        s'e pranon dot e Barom? heren tjeter shko t'a ndash drunin me salen se ashtu e perballoni te dy bashke me lehte

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje