Presidenti Begaj me gazetarët: Më keni në krah. Kush prek lirinë tuaj, do përballet me ligjin

10 Nëntor 2023, 15:50Politika TEMA

Presidenti Begaj me gazetarët: Më keni në krah. Kush prek

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në gazetari, një event i përvitshëm i organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në një mesazh të posaçëm drejtuar gazetarëve, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e medias për riformësimin e shoqërisë dhe vështirësitë që hasin gjatë kryerjes së misionit për të thënë të vërtetën.

“Shpesh e kritikuar, shumë herë e nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar drejt, puna juaj lidhet me besimin në një kauzë të lartë: informimin e paanshëm dhe sensin analitik për t’i dhënë kuptim jetës së përditshme shoqërore”.

Presidenti Begaj inkurajoi komunitetin e gazetarëve në kryerjen e këtij misioni, duke iu garantuar mbështetjen e tij.

“Kjo kauzë kërkon njerëz idealistë, që besojnë tek idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike, ndaj ju inkurajoj të mos dorëzoheni përpara vështirësive, sepse mbarëvajtja juaj është mirëqenia e shoqërisë.

Ju duhet të ndiheni jo vetëm të inkurajuar, por dhe të sigurt në kryerjen e detyrës tuaj. E përsëris edhe një herë mbështetjen time maksimale për ju. Rastet e dhunës fizike kundër gazetarëve duhet t’i përkasin një kapitulli të mbyllur, sikurse edhe rastet e cenimit të lirisë profesionale dhe lirisë së të shprehurit nëpërmjet presioneve direkte apo indirekte”.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begajm, vlerësoi promovimin e shembujve të suksesit në gazetari, si modele për t’u ndjekur nga brezat e ardhshëm.

4 Komente

  1. k
    kete kisha tani per tani

    PO nuk shikoj aty Andi Bushatin dhe ata te Qim Pekes, si mundet?! Po çfare gazetarie ka Shqiperia, Alabaker 90% e tyre qe nga kurva Sonila Meço e deri tek me i ndyri Shkullaku, Lela, ect ect. Po te kishe gazetari, media dhe drejtesi Shqiperia do te ishte lule sot qe do ti kishte zili bota.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DMK

      Bushati është nga të paktën që flet hapur si kundër qeverisë si kundër opozitës apo do gazetar si Çim Peka dhe pata që flasin sipas oreksit te partisë

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pirdhni se liroheni.

      Po ai surrati pas ne krah te djathte te fotos gazetar i "China Today" eshte? Ne foto ke vetem gazetar te dores se dyte dhe te trete, ku i ke ata kapot gjobvenes qe te cajne trapin cdo dite ne amisionet live ne TV me tutor Ed Drogen dhe ata pak nga ana e Sali kriminelit?

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi

        Perveç nja tre a kater fytyrave qe vertet jane gazetare te tjeret jane gazetaruce!Ndaj per cilen shtrese e ke fjalen z.President ,apo per kazanin mediatik ne pergjithesi?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje