Presidenti i ri/ "Mazhoranca se ka legjitimimin ta zgjedhë e vetme", Alibeaj thumbon Berishën: Non Gratat nuk kanë të drejtë të thonë emra

28 Prill 2022, 10:23Politika TEMA

Presidenti i ri/ "Mazhoranca se ka legjitimimin ta zgjedhë e

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj foli sot për mediat për cështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Alibeaj u shpreh se Presidenti i ri duhet të jetë jo i afektuar nga vota e “non gratave”. Sipas tij janë 4 deputetë që nuk e kanë të drejtën që të thonë emrin e ri të presidentit, për shkak se janë sanksionuar nga SHBA.

“Për presidentin qëndrimi i PD është bërë i qartë nga të gjithë deputetët me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutime të mbledhjes së grupit parlamentar. Duke synuar një profil politik që të ejtë për shqiptarët. Është detyrimi ynë që ta marrim këtë përgjegjësi dhe është një test politik për të gjitha palët politike që të marrin pjesë në proces. Sipas traditës kalon në konsultime. Do ndodhi mes nesh dhe zëri i çdo deputeti do përcillet.

Do them se kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin. Sipas raporteve të DASH apo OSBE, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin. Njeri, një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të Non Gratave. Janë 4 deputetët që nuk kanë të drejtën morale të dalin në konkluzione. Morali politik është se duhet të jetë jo i afektuar nga vota non grata. Duhet një profil politik. Jo hermafrodit. Që të mos ketë të shkuar dhe të jetë përballur me sprova.” tha Alibeaj.

2 Komente

  1. F
    Fani

    Foli dhe ky mentari I pedese! Po OK o Ali futi noj tfalme se nuk je per ate pune o gomar me Samar!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Eshte me mire qe Presidenti te jete dikush qe mbeshtet si nga PD(e Alibeaj) dhe PS, por jo se nuk eshte legjitime qe Presidenti te zgjidhet nga PS. Kjo gjuhe e "kamufluar" per te bere politike eshte e lejuar, por jo me e mira. Shqiperia ka nevoje per bashkepunim te forcave te shendosha per te mposhtur spiunet e serbit....Alibeaj akoma nuk mendon se "bashkepunimi" eshte mjet i lejuar ne politiken demokratike. Bile edhe kompromisi per te shpetuar Shqiperine nga Rusi dhe serbi, jane te lejuara! Kur Putini flet per te drejten e Kosoves te jete e pavarur, pervec interesit te tij ne Ukraine ai ka parasysh edhe endren e tij se "ndonje dite" njerzit e tij do marrin fuqine ne Shqiperi dhe Kosove dhe do i tregojne vendin Amerikanit. "Trimeria" e Sali Berishes flet shume ne kete drejtim, ndersa Iliri qe kap amerikanet per veshi dhe qe thote se pervec Amerikes eshte edhe Rusia, hapur, shume hapur, tregon se ai eshte gati te behet me Putinin...Ndoshta edhe Iliri ka rene ne grep, sepse Saliu dihet qe eshte profesionist.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje