Astrit Patozi i përgjigjet Berishës: Faleminderit, por nuk jam në kërkim…

28 Prill 2022, 09:27Politika TEMA

Astrit Patozi i përgjigjet Berishës: Faleminderit, por nuk jam në

Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se e fton që të rikthehet në Partinë Demkokratike.

“Meqë më paska dalë emri mbrëmë dhe media është shprehur shumë e interesuar, e gjeta të udhës të jap një përgjigje të shkurtër.

Faleminderit që na kujtojnë ende, por unë nuk jam në kërkim të ndonjë partie. Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë.

Ndihem shumë rehat sot me jetën dhe lirinë time, ndërkohë që për asnjë çast në këtë botë nuk kam menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm.

Por meqë ftesa verbale për "dasëm" qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike.

Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani”, shkruan Patozi.

8 Komente

  1. N
    Nik

    respekt per qendrimin dinjitoz te Astrit Patozit!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Ka lezet kur i shikon ashtu me shkall , si ne kohen e kryqzatave , kjo pjes e kti populli esht turp komtar.

      Përgjigjjuni
      1. p
        ppa

        Natyrisht respekt! Saliu i shtroi rrugen Bashes duke hequr Patozin qe ishte kundershtari vetem dinjitoz i Bashes , nderkohe qe Olldashi shmangej kollaj sepse e kishte te erret (ngarkuar me korrupsion dhe lidhje okulte me krimin ) biografine politike ; hoqi dhe karagjozet Imami e J.Topalli, sepse edhe ata me budallallekun e tyre mund ta konkurronin Bashen.

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Bashkimi me Berishën, të vetëdënohesh non grata. Qëndrim për tu përshëndetur.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirja e revoltum

            Bravo veshtrimi çakërr, shko merr sufllaqen dhe kris bythen ne semafor. Bajgë !

            Përgjigjjuni
          2. L
            Labi

            Kujt I plasi, Vazhdo me partine qe ke. Fundja demokratet te kane dhene votat qe meriton

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labi

              Po çka ktu per tu ngref more Astrit!! Berisha Po ben ate qe premtoi haptaz. PD e hapur per te gjithe ata QE DUAN te kthehen. Kaq!!!!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Sa here e ka bere kete Saliu, dhe sapo ka marre fuqine i ka nxjerr perseri jashte? Kaq trap te jesh more Labi, sa vazhdon beson akoma Saliun, nuk doli 30 vjet mashtrime?

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje