Peticioni kundër Yuri Kim, Balla: Sjellje të trashëguara nga regjimi komunist! Me cilin nga ambasadorët amerikanë ka pasur marrëdhënie të mira Berisha?

27 Prill 2022, 11:46Politika TEMA

Peticioni kundër Yuri Kim, Balla: Sjellje të trashëguara nga

Kreu i grupit parlamentar të PS-së,  Taulant Balla ka folur nga Fieri për akuzat ndaj ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim si dhe peticionin ndaj saj. 

Balla e ka quajtur të turpshëm peticionin online, teksa shtoi se këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, dhe se Sali Berisha nuk ka pasur marrëdhënie normale me asnjë prej ambasadorëve amerikanë, dhe jo vetëm Yuri Kim.

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, unë jam i ri, por kam pasur mundësinë që të lexoj, nga ato çmenduritë e regjimit, ku ftoheshin masat që të bënin sulme kundër personave të caktuar, dhe natyrshëm kundër rrezikut angloamerikan.

Në fakt edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që SHBA ka pasur në Shqipëri… më thoni se me cilin prej ambasadorëve amerikane Sali Berisha ka pasur një marrëdhënie të mirë? Nxit gjithë këtë historinë e peticioneve, ky është një turp, krijimi i frymës antiamerikane në PD, apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës, janë një turp që i takon ta mbajnë atyre.

Ne kurrë nuk do të harrojmë që pa mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria rrezikonte ekzistencën e saj si shtet-komb”, u shpreh Balla.

 

4 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Berisha bindi Ramiz Aline për pluralisme, ndryshe në Komitetin Qendror në ç'do plenum annuel do kishim ' 'imperialism American, revisionist angles' '

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poli

      Ka pasur ne Rajerson ....

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lindita Cazimi

        Ky pabuksit qe vesh akoma pantallonat teritali, shko fut ndonje makaron tek Luca e di une qe flisje ti ...Ne Shqipri zot Jane Shqiptaret dhe jo Amerikanet lepirse torrovele.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje