
Politikani i njohur Astrit Patozi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila për të folur në lidhje me zhvillimet më të fundit dhe ecurinë e Partisë Demokratike. Patozi shprehet se vendi ynë sot ka nevojë për një opozitë të moderuar që të jetë e ndryshme nga foltorja.
Sepse vetëm kështu shqiptarët të cilët nuk besojnë më në perspektivën politike ose vizionin e Berishës dhe kanë nevojë për një tjetër opozitë të ndihen të përfaqësuar.
Dhe vetëm nëse kjo ndodh ose del si alternativë Shqipëria ka mundësi për një rrotacion politik. Patozi më tej shprehet se Berisha është përgjegjës për të gjitha aktet politike të ndërmarra nga Lulzim Basha pasi i ika miratuar ato.
“Berisha ka certifikuar sipas meje të gjitha aktet e rënda politike që Lulzim Basha ka ndërmarrë që nga 2013-ta deri më sot. Duke përfshirë mospjesmarrjen në koalicionin e reformës territoriale, djegien e mandateve, përpjekjen për të sabotuar zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Për të gjitha aktet ekstreme dhe radikale të Lulzim Bashës kanë patur nga mbrapa bekimin dhe shtytjen e Sali Berishës. Këtu përfshihet edhe lista e 2017-ës dhe skam asnjë dyshim për këtë” shprehet Patozi.
O Patosi! Vetëm Basha e kuptoi i fundit ( dhe në fakt nuk mund të ndodhte ndryshe) që, edhe nëse zgjedhjet i fitonte opozita, kryeministër do të vendosej Berisha. Nëse Basha do të kundërshtonte dhe do ngulmonte të bëhej vetë, atëhere Berisha nxirrte asin nën mëngë, Metën dhe kërcënonte nëse Basha nuk i lë vëndin Berishës, atëhere LSI tërhiqej nga koalicioni dhe Basha ngelej me gisht në gojë. Lojën Berisha-Meta ndoshta Basha kur e mori vesh ishte vonë dhe ndaj ii vuri kufirin tek thana LSI. Zbulimi i kësaj manovre, i hapi sytë Bashës. Nga ky moment filloj edhe sulmi pothuaj i hapur kundër tij nga fëlliqësirat berishiane në PD.