SHBA thërret konferencë për Ukrainën, Peleshi: Do të mbështesim pa kushte popullin ukrainas

26 Prill 2022, 16:45Politika TEMA

SHBA thërret konferencë për Ukrainën, Peleshi: Do të

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj morën pjesë në konferencën për Ukrainën, të thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, e cila u mbajt në bazën ajrore në Ramstein të Gjermanisë.

Në këtë konferencë, SHBA-të kishin ftuar të merrnin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësues nga 40 vende të ndryshme ku u diskutua mbi situatën në Ukrainë, nevojat që ky vend ka për asistencë në planin aktual dhe atë afatgjatë, dinamikat e luftimeve në Ukrainë, vlerësimi i kapaciteteve të tyre luftarake, mundësitë e kontributit për përmirësimin e këtyre kapaciteteve, si dhe rritjen e aftësive mbrojtëse të këtij vendi, në të ardhmen.


Në fjalën e tij, ministri Peleshi falënderoi organizatorët e këtij evenimenti mjaft të rëndësishëm, veçanërisht sekretarin Austin, si dhe bëri një rezyme të mbështetjes që vendi ynë ka dhënë për Ukrainën.

Ai u ndal në tre aspekte kryesore në të cilat konsiston kjo mbështetje, në rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA-të, në situatën dhe mbështetjen humanitare për pritjen dhe akomodimin e refugjatëve ukrainas, si dhe në suportin në terma praktikë që vendi ynë ka dhënë.

Në fund të fjalës së tij, Peleshi siguroi pjesëmarrësit në këtë takim se, Shqipëria do të vijojë mbështetjen pa kushte për qeverinë dhe popullin ukrainas edhe në termat afatgjatë, përveç suportit aktual që jemi duke dhënë.

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ukraina ka nevoje nga Shqiperia per qafore xhaketash.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pelesh pambuku me jodjo ne tru !

      Ukraina ka Ushtri me te madhe nga Gjermania me te gjitha Armatimet e nevojeshme , nderkohe qe Shqiperine Nato e ka len me duar ne koqe ,si me qen Shqiperia npoj xhungel Afrikane lol dhe na u dashka qe Shqiperia te ndihmoje Ukrainen me cfar ???????? Ke rrocka Ushkaresh seps arme s'ka Shqiperia -

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje